Maskë me luleshtrydhe për flokë të yndyrshëm. Ja si ta përgatisni

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 13:49
Maskë me luleshtrydhe për flokë të yndyrshëm. Ja si ta përgatisni

Shumë njerëz kanë flokë të yndyrshëm megjithse ata përpiqen ta mbajnë flokun të rregullt dhe të pastër. Duhet të dini se floku i yndyrshëm shkaktohet si pasojë e stresit, mungesës së vitaminave si dhe ndryshimeve hormonale. Metodat natyrale janë perfekte dhe më efektive, prandaj provoni këtë maskë në kushte shtëpie për të marrë një rezultat të kënaqshëm. Maska e flokëve me luleshtrydhe eliminon yndyrën e tepërt në flokë dhe i bën ato më të shëndetshëm.

Çfarë ju duhet:

6-8 luleshtrydhe të freskëta.
1 lugë gjelle vaj kokosi.
1 lugë gjelle mjaltë.

Udhëzime:

Përzieni të gjithë përbërësit për të formuar një pastë. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në flokë të lagur . Lëreni këtë maskë të veprojë për 10 minuta. Më pas lajini flokët me shampo.

(Kosova Sot Online)