Vajza, mbani shënim! Këto truke do t’ju ndihmojnë të gjeni xhinset perfekte

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 09:58
Vajza, mbani shënim! Këto truke do t’ju ndihmojnë të gjeni xhinset perfekte

Xhinset nuk do të dalin kurrë nga moda, sepse mund të vishen për çdo lloj rasti. Madje vite më parë visheshin edhe në tapetin e kuq nga personazhe të famshëm, sepse mund të kombinohen shumë lehtë me gjithçka që dëshironi.

Mirëpo për të gjetur xhinset e duhura duhet të keni parasysh disa truke që do ju ndihmojnë të dukeni akoma më bukur kur i vishni.

Xhepat e përparmë

Xhepat e thellë të përparmë bëjnë që vithet të duken më të mëdha. Nëse përdorni një model me xhepa të vegjël që janë mbi kockën e legenit, ijet tuaja do të duken më të vogla. Gjerësia e xhepit është po aq e rëndësishme. Sa më të gjera të jenë, aq më e gjerë do të duket ajo pjesë e trupit.

Xhepat e pasmë

Sa më larg që janë xhepat, aq më të gjera do të duken vithet. Ky është një problem shumë i zakonshëm, prandaj duhet të keni kujdes kur zgjidhni xhinse perfekte. Për t’i bërë vithet vizualisht më të vogla, është më mirë të zgjidhni xhinse me xhepa me madhësi mesatare që janë pak poshtë vijës së belit.

Ngjyra

Xhinset e errëta zakonisht e bëjnë trupin të duket më i hollë dhe më të gjatë. Ngjyrat më të lehta e bëjnë pjesën e poshtme të trupit të duket më e madhe, dhe të kombinuara me këpucë të errëta, ato ju bëjnë të dukeni më të shkurtër.

Copa

Xhinset e holla shtrihen shpejt dhe mund të duken më keq. Për më tepër, ato nxjerrin në pah difektet e trupit. Një lloj xhinsi i mirë duhet të përmbajë pambuk dhe pak elastan. Kjo ndihmon për të parandaluar shtrirjen e pëlhurës dhe modeli bëhet më i rehatshëm për t’u veshur.

(Kosova Sot Online)