Çfarë do t’ju ndodhë këtë javë sipas letrave Tarot!

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 10:16
Çfarë do t’ju ndodhë këtë javë sipas letrave Tarot!

Dashi – Dashuria është në ajër, për ju, një lajm i mirëpritur për një shenjë zjarri si ju. Mund ta ngrohni jetën tuaj dashurore me pak vëmendje dhe përpjekje. Përqendrohuni tek partneri. Jeni të parezistueshëm këtë javë!

Demi – Krijojeni vetë lumturinë tuaj këtë javë duke u kënaqur me kënaqësitë dhe komoditetin tuaj. Universi dëshiron që të krijoni një stil jetese me fantazi. Ju drejtoheni nga planeti Venus, kështu që keni nevojë për pak luks dhe bukuri në jetën tuaj! Rikthe energjinë tënde duke u kënaqur me atë që të bën të lumtur.

Binjakët – Dikush do të vë re sa energjik jeni dhe do jenë të gatshëm t’ju japin një shans për të bërë edhe më shumë. Mbështetuni në këtë mundësi të re. Bëni atë që dini bëni më mirë. Ju mund të shkoni më larg sesa mendoni se është e mundur.

Gaforrja – Ju pëlqen shtëpia, por jo këtë javë. Do vraponi këtej e andej për të bërë sa të mundni. Vizitoni disa vende të reja. Çfarëdo që mund të bëni jashtë shtëpisë, kjo është java për t’i provuar.

Luani – Jeni në një lloj trekëndëshi dashurie? Pasionet po shtohen, por ka ndërlikime dhe konfuzione. Ndoshta jeni në një marrëdhënie, por ju pëlqen një person i ri, ndoshta jeni vetëm, por doni dikë që nuk është i lirë. Dashuria nuk u bindet rregullave. Bëni atë që dëshironi, por jini të kujdesshëm.

Virgjëresha – Këtë javë do keni dashuri dhe vlerësim për miqtë, familjen dhe madje edhe bashkëpunëtorët tuaj. Do jeni shumë të afërt me personat që ju kanë qëndruar pranë gjatë këtij viti, që ju kanë bërë të qeshni dhe ju ndihmuan. Tregojuni atyre sa domethënie kanë për ju këtë javë.

Peshorja – Jeni mërzitur dhe kjo është një gjë e rrezikshme për një Peshore. Merrni frymë dhe përqendrohuni në pozitivitet. Po harroni ato që keni dhe po përqendroheni shumë në ato që ju mungojnë. Vlerësoni të mirën dhe së shpejti do të kuptoni se sa me fat jeni.

Akrepi – Kjo do të jetë një javë interesante për ju, Akrep. Është një javë ku gjërat ndryshojnë për mirë. Prisni ta mbaroni javën në një pozicion tjetër nga vendi ku keni filluar. Lërini gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre dhe shfrytëzoni sa më shumë nga gjithçka që merrni. Edhe nëse udhëtimi është me gunga, rezultati do t’ju pëlqejë.

Shigjetari – Diçka për të cilën keni punuar shumë po venitet dhe po mendoni nëse ia vlen të vazhdoni. Rivlerësoni situatën tuaj. Mos kini frikë të hiqni dorë dhe të investoni energjinë tuaj diku tjetër. Ndonjëherë, gjërat thjesht marrin rrjedhën e tyre dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë.

Bricjapi – Ju e dini se çfarë doni dhe vazhdoni të ecni përpara, pa marrë parasysh asgjë. Nuk mund ta shihni ende, por suksesi është më afër sesa mendoni. Gjërat do bëhen më mirë, por ju duhet të vazhdoni të punoni.

Ujori – Ju po e merrni seriozisht jetën, ambiciet tuaja dhe po punoni gjithçka privatisht. Nuk keni nevojë, për ndihmë ose kontribut. Ky është misioni juaj këtë javë dhe është mirë të jesh nën kontroll. Shmangni shpërqendrimin dhe jeni në rrugën e duhur.

Peshqit – Do të jeni të kënaqur të dëgjoni se tema për këtë është kënaqësia! Cilado qofshin rrethanat tuaja tani, kërkoni kënaqësi dhe gëzim. Mendoni për këtë si një javë pushimi.

(Kosova Sot Online)