Tre arsye pse duhet të kemi shpresa për 2021, bazuar tek parashikimi i yjeve!

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 10:12
Tre arsye pse duhet të kemi shpresa për 2021, bazuar tek parashikimi i yjeve!

Të gjithë biem dakord që 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe jeta siç e dimë ka ndryshuar rrënjësish. Lajmi i mirë është se parashikimet astrologjike për vitin 2021 ofrojnë një pamje optimiste. Sipas kozmosit, një kapitull i ri që po shpaloset dhe ka shans të jetë ndryshimi që duam të shohim dhe të ndërtojmë mënyra të reja të të qenurit. . . së bashku.

Të dhënat astrologjike për vitin 2021 tregojnë bashkëpunime, krijimtari dhe fillime të reja.

Jupiteri dhe Saturni tek Ujori

Dy planetët do të takohen bashkë në të njëjtën pikë në qiell. Astrologët e quajnë këtë një ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Tashmë po hyjmë në një cikël mundësish të reja, inovacioni dhe shprese.  Saturni do të qëndrojë në këtë shenjë për gati tre vite dhe Jupiteri për një vit. Më pas në 2023, Plutoni do të hyjë tek Ujori ku do të qëndrojë për 20 vjet.

Duke patur parasysh se ka kaq shumë planetë që lëvizin tek Ujori, do të thotë që një epokë e re më në fund po fillon. Në fillimin e viteve 1400, e cila ishte hera e fundit që Saturni dhe Jupiteri u bënë bashkë me Ujorin, Rilindja filloi. Gjatë kësaj periudhe, qëndrimet ndryshuan dhe gjithçka mori një kuptim të ri. Kjo periudhë shënoi fundin e epokave të errëta, duke e larguar njerëzimin nga një kohë murtajash dhe pabarazish klasash sociale.

Eklipset e ardhshme

Eklipset sjellin ndryshime. Ato ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka vendosen në një vijë të drejtë, dhe në shumë mënyra, ato japin mësime për planetin tonë. Nga maji i vitit 2020 deri në janar të vitit 2022, do të kemi eklipse te Binjakët dhe Shigjetari.

Energjia e Binjakëve ka të bëjë me kuriozitetin, humorin dhe argëtimin, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Duhet të jemi të gatshëm të marrim detyra, që lidhen me pikëpamjet tona, të hapim zemrat, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të argëtohemi! Një eklips do ndodhë në 14 dhjetor 2020, e po ashtu do ketë klipse në 26 maj dhe 10 qershor 2021.

Venusi dhe Marsi do të bashkojnë forcat

Në vitin 2020, Venusi dhe Marsi ishin në prapavijë. Në vend që gjërat të rrjedhin normalisht, 2020 ishte një vit që solli tranzira të shumta. Planeti i marrëdhënieve (Venusi) dhe planeti i veprimit (Marsi) nuk do të jenë në prapavijë në 2021, që do të thotë se do jetë një vit i qetë.

Tashmë, jo vetëm që Venusi dhe Marsi do të ecin përpara, por ata gjithashtu do të bëhen bashkë me Luanin. Kjo lidhje është si një ribashkim i energjise femërore dhe mashkullore, e cila luan në botën tonë të brendshme dhe të jashtme. Është një kohë për marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese.

Astrologjia e vitit 2021 parashikon potenciale. Eklipset po zgjerojnë horizontet dhe po na kujtojnë se zgjidhjet vijnë nga të mësuarit. Këtë verë, Venusi dhe Marsi bëhen bashkë, duke dhënë një dozë energjie që na nxit të zotërojmë pasionet tona dhe të nisim një kapitull të ri.

(Kosova Sot Online)