Formula për vetulla të përsosura

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 15:31
Formula për vetulla të përsosura

Pos se i japin formë fytyrës, vetullat e rregulluara mirë theksojnë bukurinë natyrale. Tash në modë janë vetullat e trasha dhe të theksuara. Sipas rregullave, vetullat shkulen nga ana e poshtme edhe pse disa femra kanë qime edhe përfundi tyre. Është rregull që të hiqen vetëm ato qime që dalin jashtë formës së theksuar. Formësimin e parë duhet t'ia lini profesionistëve e më pas ju mund të përkujdeseni vetë në shtëpi.

E secila femër duhet të posedojë: pincetën, brushën dhe lapsin për vetulla. Pos me pincetë, vetulla mund të shkulen edhe me dyllë dhe litar. Por, asnjëra prej këtyre teknikave nuk jep rezultatet nëse nuk i përdorni ndaras. Kombinimi më i mirë përbëhet nga shtatë teknika të theksimit të vetullave: nuanca, shkurtimi, shkulja me dyllë, theksimi, shkulja me pincetë, vizatimi me laps dhe fiksimi i vetullave me xhel. Ky trajtim është ideal për ato femra të cilat thonë se kanë vetulla të padëgjueshme. Femrat që kanë telashe me vetullat në pjesë të caktuara, që nuk kanë plotësim të duhur, zgjedhja mund të jetë vizatimi i vetullave sipas mënyrës japoneze. Bëhet fjalë për metodën mekanike të vizatimit të qimeve të shkurta, e rezultati është natyral dhe real

RREGULLAT PËR SHKULJEN E VETULLAVE

Fillimi i vetullës duhet të bëhet paralel me fillimin e syrit. Pozicioni i duhur i pjesës së mesme të vetullës, që do të thotë, porti përcaktohet me ndihmën e diagonales e cila shkon nga këndi i hundës përtej bebëzës së syve. Përfundimi e vetullës bëhet përmes diagonales, e cila fillon nga pjesa e jashtme e këndit të syve.

(Kosova Sot Online)