Pse burrat e kanë të vështirë t’i dëgjojnë gratë kur flasin? Studiuesit dolën në përfundimin se…

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 11:06
Pse burrat e kanë të vështirë t’i dëgjojnë gratë kur flasin? Studiuesit dolën në përfundimin se…

Pavarësisht nëse është i dashuri, vëllai, apo një i afërm, ne të gjithë njohim një djalë që është një dëgjues i keq.

Dhe jo, nuk është për shkak se janë të mërzitur. Disa studime tregojnë se ka arsye pse ata e kanë të vështirë të përqendrohen dhe të dëgjojnë, sipas “Bright Side”.

Zëri i femrës e bën trurin e burrave të punojë më shumë.

Një studim zbuloi se burrat reagojnë ndryshe ndaj zërave të femrave. Burrat kanë më pak aktivitet në disa pjesë të trurit të tyre kur burrat e tjerë flasin.

Në fakt, truri i burrave duhej të punonte më shumë për të deshifruar dhe kuptuar se çfarë po thoshin gratë. Kjo do të thotë që burrat mund ta kenë më të vështirë të kuptojnë fjalët dhe emocionet e gjinisë së kundërt.

Zërat e grave janë më pak autoritarë.

Është zbuluar se madhësia e kordave vokale dhe e laringut të një gruaje është e rëndësishme, pasi njerëzit me nivele më të larta të zërit, merren më pak seriozisht.

Në fakt, studimi na tregon se kemi më shumë besim tek njerëzit me zë të ulët dhe se i preferojmë ata në rolet drejtuese. Kjo është një nga arsyet pse burrat mund të mos i dëgjojnë aq shumë gratë, sa dëgjojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Zërat e grave janë më kompleksë.

Diferenca midis zërave të grave dhe të meshkujve është thelbësore. Kur gratë flasin, ato përdorin shumë më shumë tinguj sesa burrat dhe kanë tendencë të flasin në një mënyrë më melodike.

Këta dy faktorë mund ta bëjnë të ndërlikuar që truri i burrave të kuptojë shpejt se çfarë thonë gratë, pasi ka më shumë për të deshifruar.

Është një mit që gratë flasin më shumë.

Stereotipi që gratë flasin më shumë sesa burrat është një mit urban, sipas  studimit. Në fakt, duket se burrat dhe gratë flasin afërsisht të njëjtën sasi fjalësh dhe konteksti është po aq i rëndësishëm.

Studimi tregoi se në disa rrethana, burrat flisnin më shumë se gratë, dhe në të tjera, gratë më shumë se burrat.

(Kosova Sot Online)