Për të gjithë gjumashët: 10 këshilla efektive si të ngriheni herët në mëngjes!

  • G.G /
  • 04 dhjetor 2020 - 10:33
Për të gjithë gjumashët: 10 këshilla efektive si të ngriheni herët në mëngjes!

Për disa njerëz është shumë e vështirë të ngrihen herët në mëngjes dhe disa pretendojnë se është e pamundur të ngrihesh herët dhe të jesh me humor të mirë.

Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë ngritjen herët si një sfidë të madhe, në fakt nuk ka pse të jetë kaq e vështirë.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të provoni të ndiqni këto këshilla për të paktën dy javë rresht dhe do të kuptoni se janë shumë të dobishme dhe efektive.

1. Gjeni një arsye të mirë për tu ngritur më herët

Para se të shkoni në shtrat, kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni të nesërmen. Rirregulloni planet tuaja, në mënyrë që detyrat më të vështira dhe domosdoshme të përfundojnë deri në mesditë. Në këtë mënyrë, ju do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës gjithashtu, sepse mëngjesi është koha më e mirë për të qenë produktiv dhe më të suksesshëm në punët tuaja.

2. Harrojeni butonin ‘Snooze’ që ekziston dhe hiqni dorë nga ‘10 minuta shtesë’

A po bie alarmi juaj? Atëherë çohu tani! Menjëherë! Nuk ka justifikime. Sigurisht, ju mendoni se është më mirë të flini edhe 15 minuta, një gjë e tillë nuk çon askund. Si rezultat, do të bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë dy herë më e vështirë të ngriheni 10 minuta më vonë.

3. Një cikël gjumi katër orësh thjesht nuk mjafton

Në mëngjes do të ndiheni tmerrshëm. Është shumë e nevojshme të shkoni të flini dhe të ngriheni në të njëjtën orë çdo ditë. Gjithashtu, duhet të bëni mjaftueshëm gjumë, jo më pak se 6-8 orë. I njëjti rregull duhet të zbatohet edhe për fundjavat. Ndërsa do të jetë e vështirë dy ditët e para, falë një regjimi ditor, në dy javë nuk do të vëreni ndonjë ndryshim midis ditëve të javës dhe fundjavave.

4. Nëse jeni zgjuar pak më herët , ngrihuni nga shtrati

Nëse e lini alarmin tuaj në 6:00 të mëngjesit, por hapët sytë në 5:40, mos të i’u vie keq për ato minuta të ‘humbura’. Nuk ka dobi të riktheheni në gjumë. Provoni të mendoni diçka pozitive. “ 20 minuta më shumë kohë të lirë! Në atë kohë unë mund të gatuaj një mëngjes të mirë, të lexoj apo të rregulloj flokët “.

5. Çohuni në të njëjtën kohë si ditët e javës ashtu edhe në fundjavë

Mund të duket se nuk është detyrë e lehtë në fillim, por së shpejti trupi juaj dhe më e rëndësishmja, truri juaj, do të mësohen.

6. Kërcim

Provoni të ngiheni menjëherë pasi të zgjoheni. Disa kërcime do ta ndihmojnë trupin tuaj të fitojë pak energji. Nëse jeni në gjendje të plotësoni një rutine të kërcimit me litar, bëjeni atë. Kështu, ju do të ndihmoni sistemin tuaj limfatik të luftojë toksinat e dëmshme që janë prodhuar natën.

7. Shtrirja e mëngjesit

Ju mund të shtrini muskujt tuaj ndërsa jeni ende në shtrat. Shmangni lëvizjet e shpejta dhe të vrullshme, bëni shtrirje shumë ngadalë dhe me kujdes. Provoni ushtrime zgjatje 5-10 minutëshe në mëngjes, dhe së shpejti do të ndiheni sikur nuk jeni ndjerë kurrë më parë, pozitiv dhe me energji.

8. Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi të jeni ngritur, ndiheni sikur mendja juaj është akoma në gjumë të thellë. Hapni dritaren, ose më mirë akoma, dilni në ballkon nëse koha është e mirë. Merrni frymë thellë dhe papritmas do të shihni gjithçka më qartë.

9. Pini një gotë ujë

Mënyra më e mirë për të përgatitur ilaçin ‘anti-gjumë’ është të shtoni në ujë pak limon dhe një lugë çaji mjaltë. Pini këtë “koktej mëngjesi” dhe jeni gati!

10. Bëni një mëngjes të mirë

Shmangni ushqimet dhe pijet me shumë yndyrë ose sheqer sepse ato mund të provokojnë një efekt të rëndë në stomak dhe të shkaktojnë përgjumje. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë. Një kombinim i mirë do të shërbejë si një fillim i shkëlqyeshëm për një ditë sa më produktive.

(Kosova Sot Online)