Lexoni edhe:
Besa eksploron bukuritë e Prishtinës
Ja cilët janë buzëkuqtë që preferohen më së shumti për stinën e dimrit:
BUZËKUQTË MË TË MIRË PËR TAKIME
Asgjë nuk e tërheq më shumë vëmendjen sesa buzëkuqi i zjarrtë, me ngjyrë të kuqe. Ai është ideal për daljet gjatë mbrëmjeve!
MË TË MIRËT GJATË DITËS
Nuanca koralore është ideale për rastet dhe takimet gjatë ditës - nga dalja në kafe me shoqe, e deri te takimet afariste.
BUZËKUQTË MË TË MIRË PËR ZESHKANET
Ngjyra e verës së kuqe iu rri për mrekulli zeshkaneve dhe atë mund ta bartni si në variantet ditore, po ashtu edhe në mbrëmje. Ajo përshtatet për mrekulli me ngjyrën e flokëve tuaja, e preferohet që grimin e syve ta veni në minimum.
Besa eksploron bukuritë e PrishtinësLexoni edhe:
BUZËKUQTË MË TË MIRË PËR BIONDET
Nuanca rozë përshtatet për mrekulli me flokët e verdha. Për ta arritur efektin më të mirë, përdoreni këtë buzëkuq të kësaj nuance, i cili përmban xixa shkëlqyese.
BUZËKUQI MË I MIRË PËR LESHKUQET
Nuanca e ngjyrës së kuqe, me detaje të ngjyrës rozë, është si e bërë për femrat leshkuqe. Kjo nuancë thekson më shumë atë ngjyrë të mrekullueshme të flokëve dhe i rri mirë tërë fytyrës.
(Kosova Sot Online)