Ja si t'i thani thonjtë e lyer lehtë dhe shpejt

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 13:37
Ja si t'i thani thonjtë e lyer lehtë dhe shpejt

Nguteni për në ndejë, shoqëria po ju pret, e ju i jeni qasur rregullimit në momentin e fundit. Kurrsesi nuk dëshironi të dilni nga shtëpia pa i ngjyrosur thonjtë. Ja disa këshilla të shkëlqyeshme që në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë t'i thani thonjtë: Thonjtë e lyer gjithmonë dhurojnë një dukje të mirë dhe ndikojnë që edhe të ndiheni mirë dhe seksi.

Mirëpo, kohë për tharjen e thonjve nganjëherë nuk kemi. Por, kemi zgjidhjen se si llaku në thonj të mos jetë problem. Në një enë hidhni pak ujë dhe disa kubëza akull. Aty mbani thonjtë e lyer deri të thahen. Lyeni secilin thua me vaj ulliri apo luledielli dhe e lini për dhjetë minuta. Më pas i shpëlani me ujë të vakët. Llakun në thonj mund ta thani edhe me tharës të flokëve, por vetëm me të ftohtë.

(Kosova Sot Online)