Modelet i lëshon ura, bien në ujë të ndotur

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 14:10
Modelet i lëshon ura, bien në ujë të ndotur

Videoja tregon momentin kur ura u këput dhe “mbretëreshat e bukurisë” u zhytën në pellgun e ndotur.

Videot e reja virale kapin momentin dramatik kur një urë këputet dhe 30 garuese të “Miss Tajlanda” zhyten në një lagunë të pistë.

Si pjesë e detyrave të tyre promovuese, garueset vizituan një kafene dhe pozuan për fotografi në një urë pezull të ndërtuar nga litarë të lidhur me një shteg çeliku.

Megjithatë, struktura u shemb nën peshën e tyre kështu duke rënë në ujin e ndyrë poshtë.

Ndërkaq organizatorët thanë se ura ishte e fortë, por jo aq e fortë sa të hipnin të gjithë garueset në të njëjtën kohë.

Tre nga vajzat u plagosën, me një  prerjeve dhe mavijosjeve në ballë, ndërsa dy të tjera kishin lëndime më të lehta, njofton Newsflare.

Ato u dërguan me urgjencë në spital për një kontroll por tashmë ato janë mirë dhe janë lëshuar nga spitali.

Worapot Chatkanjana, 43 vjeç, ishte pronari i restorantin ku po mbahej ngjarja.

Ai ishte shumë i turpëruar nga kjo kështu që premtoi të mbulonte shpenzimet e trajtimit për gratë e plagosura. Ai dhuroi 500,000 baht (rreth $ 16,500 USD) për të mbuluar faturat e tyre mjekësore.

“Unë gjithashtu do të paguaj që garuesit e tjerë të pastrojnë veshjet e tyre në mënyrë profesionale. Nuk e di pse ura u prish, ajo dukej e fortë, por ne do ta ndërtojmë përsëri urën por kësaj here ura do të  jetë shumë më e fortë”, ka përfunduar Chatkanjana.

“Normalisht konkursi mbahet në Bangkok, por këtë herë ne zgjodhëm Chiang Mai dhe ishim të sigurt se ura do të ishte e sigurt” tha Dr. Adisorn Suddee, drejtor i ngjarjes Miss Thailand 2020. “Kjo ishte dita e dytë e konkursit dhe ishte diçka e papritur që ura të prishej”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kjo nuk është ngjarja e parë që ndodhi kështu me ujë e që bëhet virale, këtë vit në Tajlandë: 75 njerëz duhej të largoheshin nga një udhëtim darke në gusht të këtij viti por trageti tre katesh prej druri i njohur si Sezoni i Lartë u fundos në lumin Chao Phraya por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë lëndim ose vdekje në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)