Alkooli për festa: Ja disa truke si të pimë me mend në kokë

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 09:52
Alkooli për festa: Ja disa truke si të pimë me mend në kokë

Periudha e festave shpeshherë shoqërohet me një teprim në konsumin e alkoolit: shampanjë, verë, raki, aperitivë…vështirë t’u rezistohet. Megjithatë, ekzistojnë zgjidhjet për të kufizuar konsumin dhe efektet e tyre.

Jo vetëm që alkooli nuk këshillohet të përdoret nga ata që duan të ruajnë linjat (apo formën), por ai zë vendin e tretë në listën e shkaktarëve të rrezikshmërisë së vdekjeve të parakohshme dhe problemeve shëndetësore në botë, në bazë të shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Megjithatë, gjatë periudhës së festave të fundvitit, alkooli është i gjithëpranishëm. Ja disa këshilla të nxjerra nga faqja e BBC News për konsumin e alkoolit:

Përdorni gota me përmasa të vogla

Ashtu si në rastin e ushqimeve, përdorimi i gotave me përmasa më të vogla ju ndihmon për të pirë më pak alkool. Mos harroni që në shtëpi jemi të predispozuar të përdorim gota të mëdha të mbushura plot, ndërsa në bar pijeve u hidhen edhe copa akulli.

Fiksoni disa objektiva me mendjen tuaj

Gjykimi i shëndoshë është gjithnjë pozitiv përsa i përket alkoolit. BBC News këshillon të lihet për të marrë frymë organizmi të paktën dy herë në javë, duke hequr dorë nga çfarëdo pije alkoolike. Mos harroni që burrat e mbajnë më mirë alkoolin se gratë. Kjo është diçka fiziologjike, kësisoj mos kërkoni të vërtetoni të kundërtën!

Mësoni përmbajtjen e alkoolit të pijes suaj

Grada e alkoolit ndryshon nga një pije tek tjetra, prandaj është mirë që ju ta dini, në mënyrë që të kufizoni konsumin e pijeve më të forta. Duhet ta dini se ka po aq alkool në një gotë birrë (25 cl) sa në një gotë whisky (3 cl) apo në një gotë verë (12,5 cl).

Pini me stomakun plot

Mos harroni të hani përpara se të pini alkool ose ta shoqëroni alkoolin me ushqim, sidomos me ushqime të gjalla, nëse doni të ruani linjat. Stomaku plot kufizon efektet e alkoolit në organizmin tuaj.

Pini sipas ritmit tuaj dhe evitoni dollitë e pafundme

Nëse nuk u shpëtoni dot dollive të pafundme në një bar, përdorni pije jo-alkoolike ose ujë midis koktejeve. Kjo mënyrë ju ndihmon për të kufizuar konsumin e alkoolit dhe efektet e tij.

(Kosova Sot Online)