Ky ‘scrub’ kundër celulitit me tre përbërës është i preferuari i vajzave të famshme! Ja çfarë duhet të bëni

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 12:07
Ky ‘scrub’ kundër celulitit me tre përbërës është i preferuari i vajzave të famshme! Ja çfarë duhet të bëni

Të gjithë e dimë që edhe modelet dhe VIP-at nuk janë imunë ndaj celulitit. Prandaj, duhet të dini që ka disa trajtime edhe në kushte shtëpie që mund t’i bëni për të reduktuar celulitin.

Një prej këtyre gjërave është scrubi me kafe, i preferuari i të gjithëve, madje edhe i vajzave të famshme.

Armiku numër një i celulitit është kafeina, e cila siguron antioksidantë në lëkurë kur aplikohet. Prandaj maskat dhe kremrat më të mirë anticelulit kanë si bazë kafenë. Një prej këtyre ‘scrub-eve’ i sugjeruar nga “Elle.com” është ai me kafe, vaj kokosi dhe kripë deti.

Duke masazhuar çdo zonë problematike me këtë ‘scrub’, ju do të stimuloni qarkullimin e gjakut, i cili do të tendosë lëkurën.

Për një efektivitet më të lartë, bëni si Miranda Kerr dhe Elle Macpherson: Investoni në një furçë të thatë, e cila ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut.

Çfarë ju duhet për përgatitjen e ‘scrub-it’?

1 filxhan me mbetje kafeje

6 lugë gjelle vaj kokosi

3 lugë gjelle kripë deti ose sheqer

1 kavanoz bosh

1 furçë e thatë (opsionale)

Hapi 1

Hidhini përbërësit e thatë në një filxhan ose tas të madh matës.

Hapi 2

Shkrini vajin e arrës së kokosit në mikrovalë nëse është i ngurtë dhe shtojeni në përzierje.

Hapi 3

Përziejini mirë.

Hapi 4

Hidheni përmbajtjen në një kavanoz.

Hapi 5 (opsional)

Para se të futeni në dush, përdorni furçën tuaj të thatë për të eksoliuar dhe stimuluar qarkullimin e gjakut. Fërkoni lehtësisht me lëvizje rrethore në çdo zonë problematike, ose në të gjithë trupin tuaj.

Hapi 6

Në dush, aplikoni ‘scrub-in’ në zonat me celulit. Masazhojeni mbi lëkurë në lëvizje rrethore përpara se ta shpëlani. Përsëriteni sa herë që bëni dush për rezultate më të mira.

(Kosova Sot Online)