Gabimet që duhet t'i shmangni gjatë aplikimit të 'eyeliner'-it

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 14:27
 Gabimet që duhet t'i shmangni gjatë aplikimit të 'eyeliner'-it

'Eyeliner’-i është krijuar për ta formësuar syrin në bazë të dëshirës suaj, mirëpo, nëse ju e aplikoni ‘eyeliner’-in në mënyrë të gabuar, atëherë me shumë gjasë krijoni efekt të kundërt. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që t’i shmangni gabimet, që i kemi renditur më poshtë, gjatë procesit të aplikimit të ‘eyeliner’-it, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gabimi i parë: Tërheqja e lëkurës së syrit gjatë aplikimit të ‘eyeliner’-it

Ky është gabimi më i madh, pasi që tërheqja e kësaj pjese të lëkurës bën që lëkura të lëshohet dhe si rrjedhojë të shfaqet një shenjë e pleqërisë së parakohshme. Kjo pjesë e lëkurës duhet trajtuar me shumë kujdes.

Zgjidhja: Vendoseni një pasqyrë në nivelin e gjoksit, mbajeni mjekrën lart dhe shikohuni në pasqyrë gjatë kohës kur e aplikoni ‘eyeliner’-in.

Gabimi i dytë: Aplikimi i ‘eyeliner’-it në gjithë zonën e syrit 

Lexoni edhe:

Horoskopi për vitin 2020 nga astrologia Meri Shehu

Aplikimi i ‘eyeliner’-it në mënyrë të barabartë në gjithë pjesën e syve bën që sytë tuaj të duken më të vegjël sesa që janë në të vërtetë.

Zgjidhja: Aplikoni ‘eyeliner’ vetëm në skajin e jashtëm të linjës së qerpikëve të epërm. Shmangeni aplikimin e ‘eyeliner’-it në vijën e poshtme të qerpikëve, në mënyrë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.

Gabimi i tretë: Dredhimi i qerpikëve pas aplikimit të ‘eyeliner’-it

Dredhimi i qerpikëve, pas aplikimit të ‘eyeliner’-it dëmton rëndë produktin e vendosur në afërsi të syve, duke krijuar kështu një dukje jo të mirë të syve.

Zgjidhja: Fillimisht dredhoni qerpikët, lërini të ftohen dhe përfundimisht aplikojeni ‘eyeliner’-in.

Gabimi i katërt: Përdorimi i lapsave të tharë të syve

Lapsi i syve, që është tejet i tharë, dëmton sytë tuaj, tërheq lëkurën dhe krijon shenja në lëkurë.

Zgjidhja: Sigurohuni që lapsi që e përdorni të lëshojë produkt në formë kremi. Nëse lapsi shfaq shenja të tharjes, nxeheni me shkrepës për disa sekonda, para se ta përdorni.

Gabimi i pestë: Përdorimi i lapsit të errët në linjën e qerpikëve të epërm

Lapsi i syve me ngjyrë të errët – ai me ngjyrë të zezë apo ngjyrë kafe – krijon përshtypjen e syve të lodhur.

Zgjidhja: Provoni laps të syve me ngjyrë bezhe për të bërë që sytë tuaj të duken më natyralë dhe më të mëdhenj.

Gabimi i gjashtë: Përdorimi i ‘eyeliner’-ëve të papërshtatshëm

Mos përdorni vetëm një lloj të ‘eyeliner’-ëve. Stileve të ndryshme të ‘eyeliner’-ëve iu përshtaten lloje të ndryshme të produkteve, andaj zgjidhni me kujdes produktet që mëtoni t’i përdorni.

Zgjidhja: Për një dukje natyrale, në përditshmëri, përdorni ‘eyeliner’ në formë lapsi. ‘Eyeliner’-ët në formë xheli përdoren për të krijuar një dukje më dramatike të syve, ndërsa ‘eyeliner’-ët e lëngët përdoren për krijimin e syve sikur të maces. 

(Kosova Sot Online)