5 ngjyrat më të bukura për të lyer dhomën e ndenjes dhe asnjë s’është e bardhë

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 11:06
5 ngjyrat më të bukura për të lyer dhomën e ndenjes dhe asnjë s’është e bardhë

Dhoma e ndenjes është me shumë mundësi dhoma më e vizituar në shtëpi, kështu wë e mira është ta dekoroni në atë mënyrë që ju shton dëshirën të kaloni sa më shumë kohë aty.

Varësisht nëse preferoni tonalitetet e forta, të lehta apo neutrale, Cosmopolitan sugjeron disa ide sesi të ngjyrosni dhomën tuaj të ndenjes.

Çfarë po prisni? Gjithçka ju duhet është një furçë dhe një nga bojërat si më poshtë:

1. Mente ( jeshile) – kjo ngjyrë e freskët ju krijon idenë e një oazi tropikal. Në varësi të ndriçimit, dhoma merr nuancën e një menteje të fortë ose një nuance më të butë

2. Koral- Kjo është ngjyra që sugjeron dizajneri Janie Molster, sidomos nëse kombinohet me mobilje të kuqe dhe të bardha

3. E kuqe e zbehtë- Energji dhe shumë gjallëri, ky sallon i dizejnuar nga Krsnaa Mehta do ju frymëzojë të guxoni asnjëherë kur vjen fjala te ngjyrat

4. E gjelbërt ushtarake- E kombinuar me mobilje të verdha krijon idenë e një ambienti me më tepër hapësirë

5. E verdhë ( e fortë)- Ju frikëson ideja e të pasurit një dhomë gjumi të verdhë? Thjesht lyeni një pjesë, një derë ose një faqe muri.

(Kosova Sot Online)