Gratë kanë më shumë probleme me pagjumësinë dhe këto janë disa nga arsyet pse

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 09:24
Gratë kanë më shumë probleme me pagjumësinë dhe këto janë disa nga arsyet pse

Një studim i ri që krahason gjumin e dobët midis më shumë se një milion të rriturve dhe fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe Shtetet e Bashkuara zbuloi se gratë kanë më shumë probleme me pagjumësinë sesa burrat. Trendi shfaqet gjatë pubertetit, “duke sugjeruar se faktorë si hormonet seksuale, stresi apo prindërimi në vazhdim”, mund të kontribuojnë në zhvillimin e pagjumësisë tek gratë.

Studimi gjithashtu zbuloi se gratë përdorin më shumë ilaçe për gjumë sesa burrat. Megjithatë, përkundër luftës së grave për të fjetur dhe përdorimit të mjeteve ndihmëse të gjumit, gratë nuk raportuan më shumë përgjumje se burrat gjatë ditës. Përveç grave, duhanpirësit, njerëzit mbipeshë dhe njerëzit me origjinë jo-evropiane kishin më shumë gjasa të përjetonin gjumë të dobët, zbuloi studimi.

Simptomat e pagjumësisë, të tilla si vështirësia për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, rriteshin me rritjen e fëmijëve. Ndërsa disa nga hulumtimet u bënë në laboratorët e gjumit duke përdorur matje objektive, shumica u mbështetën në atë që njerëzit thanë për zakonet dhe cilësinë e tyre të gjumit. Një hulumtim i tillë nuk është aq i fortë, thanë autorët, por madhësia dhe qëllimi i hulumtimit u jep mjekëve njohuri për funksionimin e përditshëm.

Çfarë duhet të bëni?

Luftoni kundër pagjumësisë dhe problemeve të tjera të gjumit duke krijuar dhe duke bërë pjesë të jetës suaj disa zakone të shëndetshme. Shkoni në shtrat dhe ngrihuni prej tij në të njëjtën orar çdo ditë, madje edhe gjatë fundjavave. Fillimi do të jetë i vështirë, por më pas do të mësoheni.

Ushtrohuni rregullisht për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar gjumin. Edhe  të bëni thjesht ecje çdo ditë, do t’ju ndihmojë shumë. Mos hani ushqime të yndyrshme ose me erëza afër gjumit, pasi mund të shqetësojnë stomakun tuaj.

(Kosova Sot Online)