Jeni thinjur para kohe? Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kjo gjë

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 18:39
Jeni thinjur para kohe? Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kjo gjë

Nëse mendoni se jeni të vetmit që flokët tuaj ju janë thinjur herët, e keni gabim. Në fakt, thinja e flokëve në moshë të re është një gjë e zakonshme, dhe pse mund të jetë e pakëndshme.  Përpos kësaj, mund të jetë gjithashtu dhe një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor. Këto janë arsyet pse thinjat shfaqen para kohe, sipas Bright Side.

Mund të keni mungesë të vitaminës B12

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i thinjes së flokëve para kohe. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që të konsumoni vezë, ton dhe salmon. Gjithashtu mund të konsumoni vitaminën B12 si shtesë.

Mund të keni probleme me tiroidet

Problemet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve. Nëse thinjeni në moshë të re ose nëse keni flokë të brishtë apo të yndyrshëm, kjo mund të jetë shkak i mosfunksionimit të tiroides.

Shqetësoheni dhe stresoheni vazhdimisht.

Thinjat e parakohshme lidhen me stresin. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve, duke çuar në shfaqjen e thinjave para kohe.

Mund të përdorni produkte për flokë me kimikate dhe ngjyra të dëmshme.

Nga shampot tek ngjyra të flokëve, shumica e produkteve mund të çojnë në shfaqjen e thinjave para kohe. Kimikatet e dëmshme të pranishme në to ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët të humbin ngjyrën natyrale.

(Kosova Sot Online)