Ti që ke pore të zmadhuara, 10 këshilla për t’u mësuar përmendësh

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 10:23
Ti që ke pore të zmadhuara, 10 këshilla për t’u mësuar përmendësh

Pore të bllokuara, gjenetika, mosha dhe dëmtimi i lëkurës nga dielli janë shkaqet kryesore të poreve të zmadhuara. Megjithatë ka disa këshilla që do t’iu ndihmojnë t’i mbyllni ato.

1.Përdorni produkte pastruese që janë përshtatur me pH natyral të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Pastruesi i gabuar për fytyrën mund të jetë shkas për një lëkurë më të ndjeshme. Përveç poreve të zmadhuara, gjithashtu çon në sëmundje të ndryshme të lëkurës.

Mos përdorni krem dite nëse keni lëkurë me yndyrë në zonën e hundës. Mund të duket e çuditshme, por dermatologët nuk këshillojnë të vendosni krem në hundë nëse keni lëkurë me yndyrë ose nëse keni pika të zeza. Kjo mund të çojë në pore edhe më të gjera. Gjithashtu kur të përdorni krem kundër diellit në fytyrën tuaj, duhet të zgjidhni ato që nuk përmbajnë vaj.

Vendosni acid glikolik për të hequr poret. Nëse keni pore të zmadhuara, dermatologët sugjerojnë përdorimin e acidit glikolik pasi pastron qelizat e vdekura të lëkurës. Mund të përdoret edhe për lëkurë të thatë.

Lani fytyrën dy herë në ditë me ujë të ngrohtë. Mos harroni që uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë sepse mund të irritojë edhe më shumë lëkurën tuaj. Dhe kur lëkura irritohet, kjo i bën poret të duken më të mëdha.

Përdorni krem mbrojtës nga dielli pa vaj. Për lëkurë me pucrra dhe të yndyrshme është më mirë të shmangni kremin kundër diellit të papërshkueshëm nga uji sepse lëkura nuk do të mund të marrë frymë dhe poret do të bllokohen edhe më shumë. Për lëkurë të thatë, duhet të përdorni një krem kundër diellit me një krem hidratues të lehtë, por jo me vaj.

Mbani me vete gjatë ditës letra që thithin yndyrën. Thjesht hiqni yndyrën nga lëkura juaj duke shtypur butësisht, por mos e pastroni lëkurën tuaj me këto letra.

Shmangni produktet kozmetike të lëngshme. Produktet kozmetike që janë të lëngshme, përfshirë edhe fondatinën mund ta përkeqësojnë situatën me poret e zmadhuara. Duhet të dini se çfarë lloji të lëkurës keni. Edhe nëse keni lëkurë të thatë nuk do të thotë që keni nevojë për locion shtesë hidratues. Dermatologët sugjerojnë përdorimin e një kremi hidratues të lehtë për ata që kanë pore të zmadhuara.

Kufizoni produktet e qumështit. Dermatologët rekomandojnë të pini qumësht bajame ose arre kokosi sepse janë më të mira për lëkurën tuaj. Disa hormone gjenden në qumështin e lopës dhe konsumimi i tij çon në poret e zmadhuara.

Vendosni locion me oksid zinku në zonat me poret e zmadhuara. Oksidi i zinkut është një përbërës aktiv në shumë kremëra. Mund të përdoret për lloje të ndryshme të lëkurës dhe siguron një efekt mbrojtës. Mjekët sugjerojnë që kohë pas kohe të aplikohet një shtresë e hollë locioni me oksid zinku në zona me pore të zmadhuara.

Zgjidhni një metodë eksfolimi që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës. Nëse keni lëkurë të thatë, të ndjeshme është më mirë të përdorni një krem eksfolimi të butë. Për njerëzit me lëkurë të yndyrshme mund të përdorni krem eksfolimi më të fortë.

(Kosova Sot Online)