Katër mënyra të trajtimit të lëkurës së thatë

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 15:24
Katër mënyra të trajtimit të lëkurës së thatë

Lëkura e thatë e fytyrës mund të jetë irrituese për të gjitha femrat, pasi lëkura e tillë kërkon kujdes të veçantë. Megjithatë, nganjëherë është e rëndësishme që lëkura e tillë të mos trajtohet me produkte të rënda, andaj më poshtë ua kemi sjellë katër këshilla që duhet t'i keni parasysh nëse edhe ju keni lëkurë të thatë.

FILLOJENI DITËN MBARË!

Lëkura e pastër do të thotë lëkurë e lumtur. Sapo të zgjoheni pastrojeni fytyrën me një krem për pastrim, ndërsa para se të dilni trajtojeni atë me zbutës.

TREGOHUNI TË BUTË ME LËKURËN TUAJ!

Lëkura e thatë shumë shpesh mund ta krijojë tendencën e kruajtjes së saj, megjithatë, nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndoshë, duhet ta injoroni këtë tendencë. Në rastet kur nuk mund ta duroni, trajtojeni lëkurën me krem për zbutje, para se ta prekni lehtë me dorë.

USHQIMI KA SHUMË RËNDËSI

Njëri nga hapat më të rëndësishëm për trajtimin e lëkurës së thatë është konsumimi i ujit. Mirëpo, rëndësi po aq të madhe në mirëmbajtjen e lëkurës së thatë ka edhe ushqimi i shëndetshëm, sidomos ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve.

KUJDES SE KU QËNDRONI!

Shmangia e ambienteve të thata dhe të ftohta gjatë dimrit mund të jetë një mision shumë i vështirë, mirëpo mbajeni në mend që lëkura juaj do t'ua dinte shumë për nder. Mbulojeni fytyrën sa herë që ju duhet të dilni jashtë dhe përdorni zbutës sa herë që qëndroni në nxehtësinë artificiale të dhomës. 

(Kosova Sot Online)