Lexoni edhe:
Një artist i ri po vjen - Diva Adelina Ismaili duet me djalin e saj Uliksin!
Poret e zgjeruara janë një problem i zakonshëm me të cilin përballen njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme. Poret mbledhin papastërti dhe më pas shkaktojnë pika të zeza dhe akne të dhimbshme. Pastrimi i thellë i lëkurës sidomos zona “T” e ballit, hundës dhe mjekrës të paktën dy herë në javë është thelbësore për të eliminuar këtë problem.
Një artist i ri po vjen - Diva Adelina Ismaili duet me djalin e saj Uliksin!Lexoni edhe:
Për t’i thënë lamtumirë poreve, mjafton të përdorni dy përbërës me të vërtetë të mrekullueshëm: argjilën jeshile dhe limonin. Fuqia thithëse e argjilës do të pastrojë epidermën në thellësi, duke eliminuar sebumin e tepërt. Rekomandohet të përdoret jo më shumë se një herë në javë, pasi shkakton tharjen e tepërt të lëkurës, shkruan abcnews.al.
Blogerja e njohur “Heller Channel” rekomandon gjithashtu dhe përdorimin e limonit, si një maskë efektive për eliminimin e poreve. Mund ta aplikoni lëngun e freskët në pore dhe mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Bëjeni këtë jo më shumë se një herë në javë për të shmangur tharjen e lëkurës.
(Kosova Sot Online)