Ja objektet fatsjellëse për vitin 2021, zbuloni tuajin

  • E.K /
  • 15 janar 2021 - 08:32
Ja objektet fatsjellëse për vitin 2021, zbuloni tuajin

Në këtë artikull do t’ju zbulojmë se cilën hajmali fatsjellëse duhet të mbani me vete këtë vit të ri bazuar në shenjën tuaj zodiakale. Prej mijëra vitesh njerëzit kanë përdorur një objekt fatsjellës për të thirrur fatin e mirë dhe lajme të mira. Edhe pse nuk ka prova shkencore për këto lloj besimesh, shumë njerëz janë të bindur për fuqinë e tyre. Por jo çdo hajmali sjell fat për çdo njeri, prandaj mësoni cila është juaja sipas kriterit të shenjës zodiakale për vitin 2021.

5 elementet (bashkë me hajmalinë) 12 shenjat e zodiakut ndahen sipas katër elementeve të natyrës që janë: Zjarri, Toka, Uji dhe Ajri. Për shenjat e Dashit, Luanit, Shigjetarit që i përkasin zjarrit, hajmalia ideale për t’i përfaqësuar do të ishte gjarpri. Është koha të blini një aksesor me këtë reptil. Për shenjat e Tokës siç janë Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, astrologët këshillojnë të mbajnë me vete një gjysmë hënë. Do të sjellë përmirësim të ekonomisë dhe shans.

Për shenjat e Ujit si Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit, duhet mbajtur gjithmonë një çelës si hajmali në çantë ose në xhep. Nëse kjo hajmali mbahet për disa minuta në ditë në dorë, mund të shpresoni për një të ardhme me fat. Për shenjat e Ajrit si Binjakët, Peshorja dhe Ujori, hajmalia e duhur është një objekt që ka formën e diellit.

(Kosova Sot Online)