Nëse nuk doni të keni dhjam në bark, duhet të hiqni dorë menjëherë nga këto 10 ushqime

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 10:32
Nëse nuk doni të keni dhjam në bark, duhet të hiqni dorë menjëherë nga këto 10 ushqime

Nëse dëshironi të zvogëloni dhjamin në bark, duhet të zgjidhni një plan të duhur diete dhe një rutinë efektive trajnimi.  Shmangia e këtyre produkteve të dëmshme është thelbësore për humbjen e peshës tuaj. Kështu që ne duam t’ju tregojmë listën e ushqimeve që duhet të shmangni në mënyrë që të keni barkun që gjithmonë keni ëndërruar.

Produkte pa sheqer

Produktet pa sheqer janë pa sheqer të bardhë por ato përmbajnë shumë kalori.

Ushqime që shkaktojnë fryrje të stomakut

Shmangni produktet që shkaktojnë fryrje të stomakut siç janë lakrat, fasulet, bizelet dhe pijet me gaz.

Akullore

Akulloret përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrna, kështu që nëse ëndërroni të keni bark të sheshtë duhet t’i qëndroni larg.

Patatet e skuqura

Nuk është sekret që ushqimi i skuqur nuk është i mirë për humbjen e peshës. Por patatet e skuqura janë një bombë që përmban yndyrna të ngopura dhe kalori.

Majoneza

Majoneza është e dëmshme pasi përmban 80% yndyrë. Më mirë ta zëvendësoni me salcë kosi.

Ushqimi i shpejtë

Takot, hamburgerët, picat dhe patatet e skuqura janë të shijshme por përmbajnë shumë kalori. Çdo copë picë që ju hani, ju largon nga barku juaj i ëndrrave.

Kripa e tepërt

Kufizoni marrjen e kripës për të parandaluar fryrjen e barkut.

Çamçakëz

Kur përtypni një çamçakëz trupi juaj i dërgoni një sinjal në trurin tuaj duke ju bërë të ndieni uri.

Pijet freskuese

Këto pije ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe ju bëjnë të shëndosheni.

Pijet alkoolike

Alkooli përmban shumë kalori dhe sheqer. Pirja e pijeve alkoolike rrit oreksin dhe çon në ngrënie të tepërt. Kështu që shmangni pirjen e alkoolit ndërsa ndiqni një dietë.

(Kosova Sot Online)