Rrathët e zinj të syve? Ja disa gabime që duhen shmangur

  • G.G /
  • 16 janar 2021 - 10:53
Rrathët e zinj të syve? Ja disa gabime që duhen shmangur

Rrathët e syve duken se janë një problem që është e vështirë t’i gjesh një zgjidhje. Keni provuar shumë kremra, por asnjë nuk po ju jep efekt? Ne ju zbulojm disa zakone të cilat po ju shkaktojnë këto qeska, nga të cilat ju duhet të hiqni dorë me patjetër.

1-Pastruesit e make-up
Duhet të zgjidhni pastruesit e duhur pasi nëse fërkoni shumë lëkurën ju do të shkaktoni inflamacion dhe dëmtim kapilarësh. Rekomandohen vajrat pastrues, që e shkrijnë makeup-in.

2-Mungesa e kremit mbrojtës ndaj diellit
Kremi mbrojtës është i rëndësishëm, kjo sepse lëkura e hollë e kapakëve të poshtëm dhe të sipërm është veçanërisht e prekshme  nga hiperpigmentimi dhe kanceri i lëkurës

3-Teprimi me retinoidet
Aplikimi i tepërt mund të shkaktojë skuqje apo rrjepje dhe më pas kthehen në kafe ose gri teksa ndodh procesi i shërimit.

4-Uji i nxehtë
Larja e fytyrës me ujë të nxehtë shton fryrjen dhe thekson errësimin e rrathëve të syve. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)