Hiqni flokët e thinjura me këtë maskë

  • G.G /
  • 16 janar 2021 - 11:09
Hiqni flokët e thinjura me këtë maskë

Flokët e thinjur, siç dihet jo gjithmonë kanë lidhje me moshën dhe vitet.

Në qoftë se vini re disa fije të bardha ose gri në flokët tuaj do të thotë se folikulat e flokëve nuk po prodhojnë më melaninë. Melanina është pigmenti që u jep ngjyrë flokëve.

Maskat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të rikthyer ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar shfaqjen e mëtejshme të thinjave.

Maskë me piper i zi, kos dhe vaj bajamesh

Në një enë shtoni 10 gr piper të zi të grirë, 1 lugë gjelle me kos dhe një lugë gjelle vaj bajamesh. Lyeni flokët që nga maja dhe rrënjët dhe mbani përzierjen në kokë për 30 minuta. Përdoreni këtë maskë 1-2 herë në javë dhe do të vini re ndryshime që në ditët e para.

Maskë me kafe, kos dhe uthull molle

Siç vihet re edhe në maskën e mësipërme, kosi është përbërësi kryesor që ndihmon në zbehjen e thinjave.
Për këtë maskë duhet të përzieni 50 ml kos natyral, 1 lugë kafe e pazier dhe një lugë uthull molle, derisa të përftoni një masë homogjene. Pasi t’i keni larë flokët si zakonisht, aplikoje maskën nga rrënjët në maja dhe mbajeni për 90 minuta. Mbështillni flokët me qese plastike ose peshqir. Lani kokën me ujë të vakët dhe në fund thajeni në temperaturë ambienti.

(Kosova Sot Online)