Koha për ndryshim! Ç’do t’ju ndodhë këtë javë sipas shenjës suaj të horoskopit

  • G.G /
  • 18 January 2021 - 10:42
Koha për ndryshim! Ç’do t’ju ndodhë këtë javë sipas shenjës suaj të horoskopit

martën. Një sezon ku do thyen rregulla dhe ku kryefjalë do jetë inovacioni.

Dashi – Është koha të tregoni fuqitë tuaja! Sezoni i Ujorëve që nis të martën do t’ju ndihmojë të kuptoni rolin tuaj në shoqëri ndërsa nga e mërkura do njihni vlerat dhe metodat që do t’ju duhen për të bërë ëndrrat realitet.

Demi – Tani jeni ju shefi! Nga e marta me sezonin e ri të Ujorëve do keni më shumë motivim, ambicie dhe aftësi drejtuese. Lidhja e Marsit me Uranin të mërkurën do t’ju ndihmojë të jeni të qartë se çfarë doni të bëheni. Veproni!

Binjakët – Koha për ndryshime! Sezoni i Ujorëve nga e marta do të sjellë inovacion për ju dhe do të marrin fund veset e këqija. Lidhja e Diellit me Saturnin ku këshillon t’i mbani këto ndryshime përgjithmonë.

Gaforrja – Në kërkim të së vërtetës! Sezoni i Ujorit do t’ju bëjë të gjeni vetveten. Do rrethoheni me njerëz që do t’ju kujtojnë dëshirat tuaja të vërteta. Qëndroni me të vërtetën tuaj për të patur rezultate fantastike në fund.

Luani – Dashuria mbi gjithçka! Do hyni në një kapitull shumë romantik të jetës suaj, por edhe do jeni pranë arritjes së qëllimit tuaj në karrierë. Do filloni ta konceptoni ndryshe lidhjen, besimin dhe romancën.

Virgjëresha – Përqëndrim! Sezoni i Ujorit do t’ju ndihmojë të qëndroni me këmbë në tokë, të jeni të organizuar. Do ndryshoni perspektivën tuaj dhe do jeni kuriozë për të ardhmen. Kini vetëbesim se suksesi është rrugës.

Peshorja – Hape zemrën! Nga e marta sezoni i Ujorit do t’ju ndihmojë të shprehni emocionet dhe të keni shpresa për të ardhmen. Ndiqni ëndrrat tuaj dhe do t’ja arrini. Mos harroni të kujdeseni për veten.

Akrepi – Ju mungon shtëpia! Sezoni i Ujorit do t’ju rikthejë pranë gjirit familjar, pranë njerëzve dhe vendeve që ju kujtojnë familjen. Do vini kontroll dhe kufi në lidhjen tuaj. Kujdesuni për veten!

Shigjetari – Ngrije zërin! Sezoni i Ujorit do t’ju ndihmojë të flisni, të fokusoheni dhe të dëgjoni me vëmendje. Do provoni gjëra të reja, edhe pse mund t’ju duken të çuditshme. Do afroheni më shumë me miqtë.

Bricjapi – Sezoni i Ujorit do t’ju ndihmojë nga jeta personale tek menaxhimi i financave. Do keni vetëbesim për të bërë gjëra të mëdha! Qëndroni me këmbë në tokë.

Ujori – Ëndrrat tuaja do bëhen realitet, në jetën personale, relacionale dhe profesionale. Do shprehni ndjenjat dhe do keni fuqinë për një udhëtim të ri në jetën tuaj.

Peshqit – Merrni një pushim! Sezoni i Ujorit do t’ju frymëzojë për t’u shplodhur, për të rimarrë energjitë dhe të lini pas të këqijat. Në marrëdhëniet me të tjerët vendosni kufi. Përqëndrohuni tek vetja!

(Kosova Sot Online)