Ja cili është parfumi i preferuar i grave dhe vajzave në gjithë botën

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 15:30
Ja cili është parfumi i preferuar i grave dhe vajzave në gjithë botën

Një parfum i mirë është një element kryesor në jetën e çdo gruaje. Ndërsa njerëz të ndryshëm mund të preferojnë aroma të ndryshme, duket se një aromë është e preferuara e shumicës.

Lookfantastic analizoi kërkimet e Google në të gjithë globin për të zbuluar parfumet më të preferuara të grave dhe burrave në të gjithë botën.

“Good Girl”, i Carolina Herrera, u rendit i pari për gratë, i ndjekur nga “Black Orchid” i Tom Ford dhe “Daisy” i Marc Jacobs.

“Good Girl” ishte numri 1 më i kërkuar për parfumet e grave në 42 vende - përfshirë Paraguain, Brazilin, Italinë, Poloninë, Spanjën, Zvicrën dhe Vietnamin.

“Good Girl”, nga Carolina Herrera

Parfumi i famshëm u lançua në vitin 2016 dhe prej atëherë është gjithmonë dhe më e kërkuar nga gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Ndërsa vendin e parë për sa i përket parfumeve të burrave e zuri “1 Million" nga Paco Rabanne.


(Kosova Sot Online)