Ja çfarë përcakton pozicioni juaj i gjumit për personalitetin tuaj

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 09:55
Ja çfarë përcakton pozicioni juaj i gjumit për personalitetin tuaj

Të gjithë e dinë  se kur nuk bëjmë një pushim cilësor dhe një gjumë të mjaftueshëm, ne shpejt fillojmë të përkeqësohemi mendërisht, fizikisht, shpirtërisht dhe emocionalisht. Gjumi është shumë i rëndësishëm por jo të gjithë flemë në të njëjtin pozicion dhe sipas studimeve të ndryshme pozicioni që ne flemë tregon shumë gjera për personalitetin tonë. Ky quiz do t’ju informojë se çfarë pozicioni juaj i preferuar i gjumit tregon për personalitetin tuaj dhe shpjegon më shumë për cilësitë e tjera që lidhen me të

Pozicioni i fetusit

Në të cilin  person fle në një anën dhe e mbledh gjithë trupin është një nga pozicion më të njohura. Në fakt, sipas një studimi të kryer nga specialistja e gjumit Chris Idzikoëski,  41 për qind e njerëzve flenë në këtë mënyrë.Nëse ju pëlqeni pozicionin e fetusit  tregon se ju keni një pamje të ashpër, por jeni shumë të ndrojtur dhe të ndjeshëm për brenda.

Pozicioni i lirë i gjumit me fytyrë mbi jastëk

Siç e tregon dhe vetë emri, pozicioni i lirë i përshtatet më shuam  personave që kanë personalitete të hapura, miqësore dhe janë shumë të gjallë.
Ata mund të duken të lirë dhe moskokëçarës shumicën e kohës , por këta persona  janë gjithashtu në fshehtësi të shqetësuar.
Edhe pse u pëlqejnë gjërat e rrezikshme, ata janë çuditërisht të ndjeshëm ndaj kritikave.

Pozicioni ushtarak

Kujdes! Një person i cili fle në pozicionin ushtarak ku trupi është drejt dhe duart të palevizuara
jenë persona të fortë, të heshtur, të cilëve  nuk u pëlqen buja e madhe. Ata janë shumë të pjekur dhe çdo gjë rreth tyre e marrin me shumë seriozitet.
Kjo gjithashtu do të thotë se ata kanë shpresa të mëdha për veten dhe të tjerët rreth tyre. Ata kanë një tendencë të gërhijin gjithashtu.

Pozicioni anësor

Në këtë pozicion, krahët janë të shtrënguara ose jeni duke përqafuar diçka afër. Njerëzit që flenë në këtë mënyrë janë të shoqërueshëm dhe të hapur, por mund të jenë edhe të dyshimtë ndaj të tjerëve. Ju i merrni vendimet  në mënyrë të ngadalshme, por sapo të vendosni me mendjen tuaj, jeni kokëfortë dhe nuk do të ndryshoni. Ju gëzoni shoqërinë e të tjerëve, por gjithashtu keni nevojë për hapësirën tuaj.

Pozicioni barkas

Ju keni një personalitet të hapur, por ju pëlqen t’i keni gjërat në mënyrën tuaj. Personat që flejë në këtë pozicion kanë nevojë të fitojnë besimin tek vetja. Ky pozicion mund të jetë i pakëndshëm për shumë persona, por nëse bie në gjumë në këtë mënyrë, ju jeni njerëz të çuditshëm, argëtues dhe të dashur.

(Kosova Sot Online)