Gratë lexojnë më shumë se 100 faqe, ndërsa burrat heqin dorë para faqes së 50-të, tregon studimi

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 08:55
Gratë lexojnë më shumë se 100 faqe, ndërsa burrat heqin dorë para faqes së 50-të, tregon studimi

Gratë janë më të prirura të vazhdojnë një libër se sa burrat, tregon një studim i ri.

Të dhënat rreth zakoneve të njerëzve kur lexojnë kanë zbuluar se burrat zakonisht heqin dorë nga një libër para se të arrijnë në faqen e 50-të, ndërsa gratë kalojnë 100 faqe.

Raporti u krijua nga Audience Agency, një shoqatë britanike bamirësie që mbledh informacione për të ndihmuar industritë krijuese që të prekin njerëzit që mund të shijojnë punën e tyre.

Ky studim u iniciua për shkak të rritjes së popullaritet të librave online dhe nevojës së shtëpive botuese për të gjetur alternativa më të pëlqyeshme nga klientët.

(Kosova Sot Online)