Cila është mënyra më e mirë e pastrimit të lëkurës?

  • E.K /
  • 26 janar 2021 - 08:51
Cila është mënyra më e mirë e pastrimit të lëkurës?

Çdo ditë mund të dëgjosh mendime të ndryshme për atë që duhet apo nuk duhet të përdorësh ndërsa je duke bërë dush. Me këtë rast, thuhet se nuk duhet të përdorësh shampon e flokëve për të larë fytyrën apo që duhet të lash flokët me ujë të ngrohtë dhe jo të nxehtë. Por edhe kjo dilema mes sapunit dhe shampos është një prej këtyre mendimeve dhe ndoshta secili nga ne zgjedh më komoden për veten. Praktikisht, ka edhe nga ata që mendojnë se nuk duhet të përdorësh sapunin për të larë trupin, shkruan revista Class.

Kushdo, me të drejtë, do të pyeste pse?

Sipas Huffington Post, “sapuni ka veti që, bashkë me papastërtitë, të largojë edhe yndyrën e trupit, gjatë kohës që bie në kontakt me ujin. Lëkura e krahëve dhe e këmbëve nuk kanë shumë yndyrë në përgjithësi, kështu që duke i pastruar me sapun, e bën lëkurën e tyre mjaft të thatë e të ashpër. Më pak të ndjeshme janë pjesët e tjera të lëkurës, të cilat kanë më tepër yndyrë, por gjithsesi kjo zgjedhje është edhe në varësi të tipit të lëkurës.”

Kështu, një këshhillë që jep një dermatologe (Cynthia Bailey) në Kaliforninë e Veriut, është: “Minimizoni sapunin për lëkurën ose përdoreni atë vetëm në pjesët e lëkurës që kanë yndyrë: fytyra, dekolteja, sqetullat, vithet, por jo në pjesë të tjera të trupit. Nëse keni një lekurë të thatë, e mira është ta shmangni përdorimin e sapunit”, – tha Bailey.

Testoje një herë këtë teori në zonat me yndyrë dhe provo rezultatin.

(Kosova Sot Online)