Këto 5 ushqime duhet t’i shmangni nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 10:57
Këto 5 ushqime duhet t’i shmangni nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Disa nga snack-et tona të preferuara dhe të shpejta, si smoothies dhe frutat e thata, mund të dëmtojnë shëndetin e lëkurës sonë dhe të na plakin më shpejt. Kjo vjen për shkak të disa përbërësve jo shumë të mirë si sasia e madhe e sheqerit, natriumi dhe sulfatet që mund të ndikojnë negativisht në trupin tonë duke e dehidratuar ose duke dobësuar kolagjenin e lëkurës.

Supë e konservuar

Supat e konservuara kanë natrium, i cili thith ujin në trup duke na bërë me të dehidruar se më parë. Në fakr, një kanaçe mesatare supë mund të përmbajë më shumë sesa pjesa jonë e rekomanduar ditore e natriumit. Kjo mund të ndikojë në lëkurë pasi bëhet më e thatë dhe më e prirur për rrudha.

Smoothies me fruta

Pavarësisht nga pamja e tyre, në fakt ato janë të mbushura me sheqer. Konsumimi i tepërt i sheqerit ka qenë i lidhur me shëndetin e lëkurës, pasi ndikon në kolagjenin dhe strukturën e lëkurës. Kolagjeni është i rëndësishëm për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj elastike dhe të re.

Pije energjike

Edhe pse këto pijë mund të jenë të dobishmepër këdo që ka nevojë për energji, në fakt e dëmtojnë lëkurën pasi përmbajnë sheqer dhe kafeinë, të dyja të dëmshme për lëkurën. Sasia e lartë e sheqerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj të kolagjenit ndërsa kafeina dehidron lëkurën. Kjo e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj dëmitmeve dhe rrudhave.

Ushqim i skuqur

Jo vetëm që janë të dëmshme për shëndetin, por na bëjnë të dukemi më të moshuar. Kjo sepse ushqimet e skuqura rrisin përbërjet inflamatore në trup që do të thotë se mund të irritojnë trupin dhe e bëjnë lëkurën më të prekshme nga dëmtimet e jashtme nga dielli.

Fruta të thata

Ndonëse janë të shijshme, në fakt e bëjnë lëkurën më të vjetër sepse janë plot me sulfate. Sulfatet janë të rëndësishme për ruajtjen e frutave, por gjithashtu rrisin nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat dëmtojnë qelizat, ADN-në dhe proteinat tona, duke çuar në plakje të parakohshme në formën e rrudhave pasi ato sulmojnë kolagjenin.

(Kosova Sot Online)