Trendi më i “nxehtë” i sezonit: Pantallonat që zëvendësojnë xhinset e ngushta

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 11:48
Trendi më i “nxehtë” i sezonit: Pantallonat që zëvendësojnë xhinset e ngushta

Të frymëzuara nga vitet ’90, pantallonat Slouchy kthehen sërish në modë si pjesa që do të monopolizojë interesin tonë stilistik në muajt që vijnë. Rehatia dhe silueta e tyre e gjerë i bën ato ideale për çdo orë të ditës, me një xhaketë zyre siç pamë në Lous Vuitton ose dantella siç sugjeron Balenciaga.

Në stilin e rrugës, vija e hollë në pantallona i konfirmon si përfaqësuesit më të fortë të sezonit, kryesisht me ngjyra të gjalla, të ndritshme dhe tekstura origjinale që binin në sy. Kombinimi është i thjeshtë por frymëzues, me këmisha dhe sweatshirt duke i dhënë ekuilibër pamjes.

(Kosova Sot Online)