Kjo është një nga gratë me belin më të hollë në botë

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 13:58
Kjo është një nga gratë me belin më të hollë në botë

Su Naing, nga Myanmar, pretendon të ketë një bel me perimetër 34 cm, i cili besohet të jetë një nga më të vegjëlit në botë.

Ajo shpesh ndan foto të fizikut të saj ekstrem në Instagram, ku dhe është akuzuar se i editon fotot e saj apo ka bërë ndërhyrje kirurgjikale si heqja e brinjëve.

Su e mbron veten duke thënë se nuk ka bërë asnjë prej këtyre akuzave, por vetëm ha shëndetshëm. Beli i saj, sipas Su, është një dhuratë e geneve.

Rekordi zyrtar i Guinness për belin më të hollë mbahet nga Ethel Granger me një perimetër prej 33 cm.

(Kosova Sot Online)