Kujdes! Këto 5 zakone të këqija ndikojnë tek zbokthi, ja si duhet të veproni

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 10:34
Kujdes! Këto 5 zakone të këqija ndikojnë tek zbokthi, ja si duhet të veproni

Ndonjëherë kur përpiqeni të heqni qafe zbokthin, mund ta përkeqësoni më keq. Për shembull, mund të lani flokët shumë shpesh ose shumë rrallë. Dhe mënyra se si i lani flokët mund të sjellë ndryshim.

I lani flokët me shampo shumë rrallë ose shumë shpesh

Kur i lani flokët shumë rrallë, sebumi mblidhet në lëkurën e kokës dhe së bashku me djersën, krijon një ambient perfekt për shfaqjen e zbokthit. Nga ana tjetër, shampoja nuk duhet të përdoret çdo ditë. Specialistët rekomandojnë t’i lani flokët me shampo çdo 2 ose 3 ditë apo më shumë.

Nuk përdorni zbutës

Kur lani flokët mund të hiqni sebumin natyral, përveç papastërtive dhe mbetjeve të tjera. Ky sebum duhet të plotësohet nëpërmjet zbutësit. Zbutësi rrit shkëlqimin dhe volumin e flokëve si dhe parandalon tharjen e tepërt.

Nuk i lani dhe shpërlani siç duhet

Larja e flokëve përmirëson qarkullimin dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës. Duhet t’i pastroni flokët çdo ditë për të shmangur krijimin e zbokthit. Pas shpërlarjes, mund të mbesin disa mbetje në kokë që mund të jenë mjedisi i përsosur për riprodhimin e zbokthit.

Nuk përdorni një shampo specifike për zbokthin

Shampot normale në treg mund të çojnë në acarimin e skalpit dhe krijimit të zbokthit për shkak të përbërësve. Është e rëndëishme të përdorni një shampo posaçërisht për zbokthin.

Stresoheni shumë

Kur stresoheni, sistemi imunitar vuan dhe kjo çon në rritjen e vajit në flokë dhe krijimin e kërpudhave. Bëni një shëtitje të gjatë për t’u relaksuar, bëni yoga ose një banjë të ngrohtë herë pas here që të relaksoheni.

(Kosova Sot Online)