Nëse po pyesnit për sekretin e bukurisë së Kylie Jenner ja ku e keni!

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 16:42
Nëse po pyesnit për sekretin e bukurisë së Kylie Jenner ja ku e keni!

Miliarderia amerikane Kylie Jenner, e cila në vitin 2018 kur ajo ishte vetëm 21 vjeç, arriti të përfshihej në listën e revistës Forbes si një nga njerëzit më të pasur në botë , ndjek një rutinë specifike bukurie, që i jep asaj një lëkurë të freskët dhe plot shkëlqim.

Por cili është sekreti i saj?

Kylie nuk harron kurrë të vendosë kremin e saj kundër dilellit. Mos harroni se ky është hapi më i rëndësishëm në rutinën tuaj për kujdesjen ndaj lëkurës, pasi nëse nuk e vendosni atë, është njësoj si të anuloni të gjitha përpjekjet e tuaja për tu kujdesur për fytyrën tuaj.

Dielli është faktori kryesor që shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës.

Është e nevojshme t’i kushtoni një rëndësi të veçantë kremit kundër diellit edhe në rast se i kaloni ditët në ambiente të mbyllura.

Miliarderja pasi vendos kremin kundër diellit përhap një shtresë hidratuesi, për të mbajtur lëkurën e hidratuar por edhe për të krijuar bazën për grimin.

Protagonistja e reality show “Keeping Up With The Kardashians”, adhuron kremrat e syve me ekstrakt avokado, të cilat zbusin vijat e holla dhe ngadalësojnë shfaqjen e rrudhave rreth zonës së syve.


(Kosova Sot Online)