2 shenjat e horoskopit që nuk do gënjenin kurrë dhe 3 shenjat që gënjejnë shumë

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 08:00
2 shenjat e horoskopit që nuk do gënjenin kurrë dhe  3 shenjat që gënjejnë shumë

Zëri hollohet, këmbët lëvizin dhe shpatullat ngrijnë. Këto janë disa detaje si mund të dalloni që dikush po gënjen. Por për disa njerëz të tjerë gënjeshtra është e thjeshtë, mund të të gënjejnë në sy dhe as nuk do e kuptonit. Por si mund ta dallojmë këtë? Na vjen në ndihmë astrologjia, e cila na zbulon tre shenjat që gënjejnë më shumë.

Binjakët – Ata nuk i rezistojnë dot gënjeshtrave kur tregojnë histori. Në të vërtetë ata duan thjesht që ta bëjnë më interesante historinë që po tregojnë. Një gënjeshtër tipike e një Binjaku do të ishte teksa tregojnë sesi para disa vitesh ishin në një koncert dhe për ta bërë më interesante historinë “atë natë hëna e plotë po ndriçonte dhe këngëtari drejtoi gishtin nga ata”.

Akrepi – Ata gënjejnë për të mos treguar gjithçka nga jeta e tyre. Të gjithë e dimë që Akrepët janë misteriozë dhe ata vetë mund t’i dallojnë shumë mirë gënjeshtrat. Akrepët gënjejnë për të mbrojtur veten. Për shembull në vend të thonë që u larguan nga qyteti pas një ndarjeje të dhimbshme, thonë se “po kërkonin një ndryshim”.

Peshorja – Ata gënjejnë vetëm për të mos prishur atmosferën. Për shembull jeni takuar për darkë dhe ti vendos një këngë. Qëllon që atë këngë nuk e pëlqejnë aspak, por për të mos prishur atmosferën, Peshorja thotë: “Sa këngë e bukur!”. Ata gënjejnë për të shmangur konfliktet.

Dy shenjat që nuk gënjejnë kurrë janë: Dashi dhe Shigjetari

Dashi – Ata nuk do t’ju gënjejnë që ju të ndiheni mirë. Ta harroni. Për shembull po mendoni të prisni flokët dhe pyesni një Dash. Përgjigja nuk do të ishte “Ah sa mirë do dukeshe”, por: “Do presësh flokët? Nuk të shkojnë të shkurtra”. Telefonoi atyre kur të duhet një dozë sinqeriteti!

Shigjetari – Ata janë një libër i hapur dhe i tregojnë historitë siç janë. Ku është qejfi të planifikosh gënjeshtra kur mund të thuash direkt të vërtetën?

(Kosova Sot Online)