Ja cili kristal ju afron më tepër me partnerin

  • A.P /
  • 18 shkurt 2021 - 15:43
Ja cili kristal ju afron më tepër me partnerin

Të gjitha kristalet kanë fuqi për të neutralizuar ose bllokuar fuqitë negative. Burimi energjitik që përcjell kristali prek lobet tone, çakrat. Trupi jonë është i ndarë në 7 çakra, 7 funksione bazë. Çdo kristal jep energji për një çakër të caktuar, thotë stilistja e bizhuterive. Për të harruar një dashuri të kaluar. Na ndihmon të shkëputemi nga e shkuara dhe nga gjërat që na kanë lënduar. E kanë marrë dhe shumë zonja që janë në prag divorci ose të divorcuara dhe janë në shumë të lumtura si po vijon jeta e tyre.

Nëse jeni në fillim të një romanticiteti dhe doni që të shkojë mirë, përdorni kristale që ju japin durim dhe mundësi për kompromis. Është obsibiani, edhe kur jemi në fillime dhe duam të shfaqim më të mirën tonë, edhe kur jemi në një marrëdhënie ka nevojë për përmirësim. Po ashtu, gurët mineralë përdoren për shëndetin. Fjorza këshillon ‘moon stone’ dhe ‘rose quartz’ për të rritur fertilitetin, ‘mala kaid’ për të rritur imunitetin. Nëse nuk i përdorni si buzhuteri, pozicionojeni gurin në pjesën përgjegjëse për problemin tuaj. E rëndësishme është t’i besoni gurëve natyuralë dhe të ndjeni energjinë e tyre sepse në të kundërt nuk do të funksionojë.

(Kosova Sot Online)