A do të jeni të pasur apo të varfër në të ardhmen? Ky test ju tregon shumë saktë në bazë të personalitetit tuaj

  • E.K /
  • 06 shkurt 2021 - 10:34
A do të jeni të pasur apo të varfër në të ardhmen? Ky test ju tregon shumë saktë në bazë të personalitetit tuaj

Për çdo pyetje, thjesht përgjigjuni A, B, C, D, E dhe numëroni pikët e juaja. Mblidhni ato në fund dhe do të kuptoni rezultatin.

Le të fillojmë.

1. Si ndiheni për punën tuaj?

A) E dua! (50 pikë)
B) Nuk kam të tjera mundësi! (20 pikë)
C) Të gjithë më pëlqejnë në punë. (40 pikë)
D) O Zot, e urrej punën time! (10 pikë)
E) Nuk kam një punë. (30 pikë)

2. Si i shpenzoni paratë tuaja?

A) Në pajisje elektronikë; (30 pikë)
B) Dal shumë shpesh. (40 pikë)
C) Ushqim dhe fatura. (50 pikë)
D) Grim dhe produkte bukurie. (10 pikë)
E) Veshje dhe këpucë. (20 pikë)

3. A shpenzoni para në gjëra që nuk ju nevojiten?

A) Jo. Jam strikt me paratë e mia. (30 pikë)
B) Varet. Nëse më pëlqen, natyrisht që po. (50 pikë)
C) Po, mirëpo vetëm disa herë. (10 pikë)
D) Po, shumë shpesh. (20 pikë)
E) Po, vetëm kur e di që nuk më bën dëm financiarisht. (40 pikë)

4. Si e shpenzoni kohën e lirë?

A) Punoj ose bëj projekte. (50 pikë)
B) Bëj punë vullnetare. (20 pikë)
C) Bëj ndonjë budallallëk. (30 pikë)
D) Lexoj ose luaj lojëra elektronike. (40 pikë)
E) Dal për shoping ose me ndonjë mik. (10 pikë)

5. Çfarë qëndron mes teje dhe suksesit tuaj?

A) Dembelia ime. (40 pikë)
B) Temperamenti im. (20 pikë)
C) Fati im I keq. (30 pikë)
D) Krenaria ime. (10 pikë)
E) Asgjë! Unë jam perfekt. (50 pikë)

6. A jeni në një lidhje për momentin?

A) Jo nuk jam. (50 pikë)
B) Jam I/e martuar. (30 pikë)
C) Po, jam në një lidhje. (40 pikë)
D) Është e komplikuar. (20 pikë)
E) Përse ju intereson? (10 pikë)

7. Cili është vendi ideal për pushime për ju?

A) Kudo që është argëtuese. (20 pikë)
B) Disneyland. (40 pikë)
C) Diku në pyje. (10 pikë)
D) Diku afër plazhit. (30 pikë)
E) Nuk ka pushime për mua! (50 pikë)

8. A e planifikoni buxhetin tuaj?

A) Po. (50 pikë)
B) Tentoj, mirëpo gjithmonë dështoj. (40 pikë)
C) Varet se si ndihem. (20 pikë)
D) Jo, asnjëherë nuk shpenzoj aq shumë. (30 pikë)
E) Buxhet? Çfarë është ai?! (10 pikë)

9. Nëse gjeni para në rrugë çfarë do të bënit?

A) Do të kërkoja atë që i kanë rënë. (10 pikë)
B) Do ti jepja për bamirësi. (20 pikë)
C) Do ti dërgoja në polici (30 pikë)
D) Varet se sa kam gjetur. (40 pikë)
E) Janë të mijat! (50 pikë)

10. Si do ta përshkruanit veten?

A) Qejfli. (20 pikë)
B) Shumë punëtor. (50 pikë)
C) Shpenzues. (10 pikë)
D) I qetë dhe i rezervuar. (40 pikë)
E) Miqësor dhe i hapur. (30 pikë)

Tani mblidhni pikat e juaja.

100-140 pikë = Me ritmin që po shkoni, ju duhet shumë fat që t’ia dilni mbanë financiarisht. Jeni shumë të kujdesshëm për veprimet që i bëni, në financa dhe karrierë, ose do të mbetni pa shtëpi!

150-190 pikë = Sipas të gjitha gjasave, ju nuk do të jeni të pasur. Mirëpo ju gjeni lumturinë në gjërat më të vogla, si dashuria dhe një jetë pa stres.

200-260 pikë = Ju nuk do të bëni një pasuri të madhe, por do të keni një jetë të rehatshme. Më e rëndësishmja, do të keni një jetë plot lumturi.

270-340 pikë = Ju keni një të ardhme të pasur! Thjesht vazhdoni me atë që po bëni, dhe bëni gjërat që ju i pëlqeni dhe do të arrini suksesin.

350-420 pikë = Super i pasur! Ju do të bëheni më të pasur se që keni menduar ndonjëherë. Sidoqoftë ju duhet ta kuptoni që paraja nuk është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë. Për ta shijuar atë duhet të jeni edhe të lumtur. Shijojini paratë e juaja me të dashurit tuaj!

(Kosova Sot Online)