10 sekretet që fshihen pas të kuqit të buzëve

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 10:59
10 sekretet që fshihen pas të kuqit të buzëve

Nëse je e fiksuar pas vendosjes së buzëkuqëve, je në vendin e duhur. Të vendosësh pak ngjyrë tek buzët ndryshon totalisht mënyrën si e sheh veten dhe si dukesh. Për disa ky aksesor është çelësi i të dukurit bukur.

Ne kemi 10 truke që do ju ndihmojnë të dukeni përherë bukur kur vendosni bzuëkuq (pavarësisht ngjyrës)…

Jepi gjithmonë formë cepave me një laps dhe fillo përhape edhe më në brendësi të buzës. Ky truk ju ndihmon të krijoni një bazë që do e bëj buzëkuqin të qëndrojë më gjatë.

Përhape me furçë buzëkuqin për ta pasur më në kontroll.

Për t’i bërë buzët të duken më të plota apliko highlighter në buzën e sipërme tek pjesa lakuar.

Lapsi i buzëve duhet të jetë i njëjtë me ngjyrën e buzëkuqit.

Nëse do të dukesh më natyrale përhape pak ngjyrën me gishta.

Nëse aplikon buzëkuq mat e mira është të vendosësh primer para tij.

Nëse të pëlqejnë ngjyrat e errëta zgjidh përherë opsionet mat.

Jo të gjithë të kuqët e buzëve janë njësoj. Nëse do të qëndrosh në territor të sigurt zgjidh tone të lehta.

Gjithmonë apliko pak pudër mbi buzëkuq, por vetëm një shtresë të lehtë. Kështu buzëkuqi zgjat më shumë.

Mos harro të përdorësh gishtin për të fshirë buzët nga brenda që të shmangësh buzëkuqin tek dhëmbët.

(Kosova Sot Online)