Ja një gjë që nuk del kurrë nga moda dhe janë rregullat e bukurisë së Coco Chanel

  • E.K /
  • 09 shkurt 2021 - 09:21
Ja një gjë që nuk del kurrë nga moda dhe janë rregullat e bukurisë së Coco Chanel

Zonja Chanel nuk ndryshoi vetëm mënyrën si vajzat e kanë parë garderobën e tyre ndër vite, por ajo i dha femrave një mënyrë tjetër të të parit dhe shprehurit veten. 50 vite pas vdekjes së saj më 10 janar 1971, rregullat e bukurisë që ajo vendosi janë më aktuale se kurrë. Fundja Coco është legjendë!

Ishte ajo që na dha të zezën dhe na çliroi nga ngjyrat, por njëkohësisht na tregoi se eleganca lidhet me dritën që jep veshja. Ajo na dha pantallonat, pa të cilat tashmë nuk mund ta imagjinojmë garderobën tonë dhe ‘zhduki’ korsetë nga moda.

Chanel i ka dhënë një tjetër koncept bukurisë. Sipas saj: Nëse je e mërzitur, duhet të ngrihesh, vishesh bukur, vendosësh buzëkuq dhe thjesht lëviz.

Coco solli parfumet, më pas të kuqin e buzëve e më tej vetëm e shtoi gamën e produkteve. Ajo ka dhënë kontribut në çdo fushë që prej momentit që modeli bob i flokëve u bë aq i përhapur frymëzuar nga ajo.

Gjithashtu Chanel është e para femër që nxirjen nga dielli e konsideroi si një element bukurie që ndikon në mënyrën si dukemi.

(Kosova Sot Online)