Sekreti japonez i bukurisë së përjetshme: Përbërësi që bën mrekulli për fytyrën

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 09:43
Sekreti japonez i bukurisë së përjetshme: Përbërësi që bën mrekulli për fytyrën

Ndërsa plakemi, humbasim elasticitetin e lëkurës. Kjo do të thotë që nëse duan një lëkurë më të butë dhe me shkëlqim, duhet të zëvendësojmë produktet me përbërës të ashpër me ato me bazë qumështi. Vlen të përmendet qumështi i orizit. Në fakt, sekreti i bukurisë së japonezëve qëndron pikërisht tek orizi.

Mielli i orizit ka veti anti-inflamatore që trajtojnë lëkurën e ndjeshme, siguron vitaminë A dhe kalcium. Efekti i tij eksfoliant ndihmon në pastrimin e poreve dhe largimin e baktereve që shkaktojnë puçrra. Përzierja e ujit të distiluar me miellin e orizit ju ndihmon të shijoni gjithë mirësinë e ujit të orizit.

Meqenëse nuk ka përbërës shkumues që do të irritojnë ose thajnë lëkurën, pastruesit e qumështit të orizit janë të shkëlqyeshëm për një lëkurë që ka nevojë për hidratim më të thellë. Uji i orizit ka aftësi antioksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira dhe duke ngadalësuar shenjat e plakjes. 

(Kosova Sot Online)