Dy mënyra për të arritur vetulla të trasha

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 15:42
Dy mënyra për të arritur vetulla të trasha

1. ZGJIDHJE SHTËPIAKE

Vaji - Pa marrë parasysh a është vaj ulliri, pishës apo bajameve, të gjitha janë produkte shumë të mira ushqyese. Masazhoni vaj ulliri në vetullat e juaja në mënyrë të rregullt për t'i bërë ato më të trasha dhe më të dendura. Këto vajra janë të pasura me vitaminë E, që ka efekt hidratues kur aplikohet rregullisht dhe u shton volum vetullave. Vazelina- Apliokoni vazelinë rreth dhe mbi vetulla dy deri në tri herë në ditë. Kjo do të hidratojë atë zonë duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe trashjen e vetullave tuaja. Mund të fërkoni pak vazelinë në vendet e zbrazura, ose në tërë vetullën gjatë natës sa për t'i trashur pak. Nëse është e nevojshme mund të shtoni pak në një ditë. Vetëm sigurohuni që të hiqni pjesën e tepërt për të shmangur shkëlqimin.

2. METODA ARTIFICIALE

Lapsat e vetullave/pudra - Ju mund të përdorni pudrën për t'i bërë vetullat tuaja të duken më të hapura ose më të errëta, varësisht nga ngjyra e flokëve tuaj, ajo që jeni duke përdorur dhe trashësia që kërkoni. Ky set kërkon shpenzime të mëdha por ju duhet t'i keni tri hije, brusha dhe piskatore. Zgjidhni një ten më të errët se ngjyra e flokëve tuaj. Përdorni një hije të vetullave (si hija e syve por për vetulla) për t'i mbushur vetullat me një pamje natyrale dhe të butë. Duke përdorur një brushë me një kënd të theksuar aplikojeni hijen mbi vetulla dhe rreth tyre, pa ikur shumë nga vija natyrale e tyre. Nëse keni vrima më të mëdha që duhet t'i mbushni, si për shembull ndonjë shenjë, përdorni një laps të vetulla në vend të hijes. Aplikojeni ngjyrën në vija të holla në drejtimin e njëjtë me drejtimin e rritjes së fijeve.

Balsam ose produkt për rritjen e flokëve- Largohuni nga piskatoret nëse e keni tepruar me tëhollimin e flokëve. Është koha të përdorni një balsam për vetulla. Ky përmban elemente ushqyese për të ndihmuar rikthimin e vetullave brenda pak javëve. Ka disa opsione për këtë metodë: mund ta përdorni një produkt të rregullt për rritjen e flokëve, ose mund të përdorni një produkt të dizajnuar specifikisht për rritjen e vetullave, ose ndonjë serum të dizajnuar veçanërisht për vetulla.

(Kosova Sot Online)