Krejt çfarë ju nevojitet që të keni flokë të shpeshta

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 15:42
Krejt çfarë ju nevojitet që të keni flokë të shpeshta

Maska nga bananet: Qëroni dy banane të freskëta dhe i përzieni me të kuqtë e një veze si dhe me një lugë lëng limoni të shtrydhur. Maskën e vendosni në flokë të lagura e më pas e mbështillni kokën me një qese të plastikës dhe një peshqir. Pas gjysmë ore flokët i shpëlani me ujë të vakët.

Maska nga portokalli: Përzieni një gotë të lëngut të shtrydhur nga portokalli me një gotë jogurt. Maskën e vendosni në flokë të lagura, i mbështillni me një qese prej pambuku e më pas edhe me peshqir. Pas gjysmë ore apo dyzet minutave, flokët i shpëlani. Rezultatet do t'i vëreni pas disa përdorimeve. Maskat mund t'i përdorni çdo të tretën ditë. Maska nga portokalli nuk preferohet për flokë të yndyrshme.

(Kosova Sot Online)