Diva Adelina Ismaili për 13 vjetorin: Urime Pavarësia Kosovë

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 20:00
Diva Adelina Ismaili për 13 vjetorin: Urime Pavarësia Kosovë

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili, përmes një shkrimi i ka uruar të gjithë shqiptarët, duke theksuar se Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave, ideali i të cilave ishte liria, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"U jemi mirënjohës arkitektit të pavarësisë Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari", ka shkruar Adelina.

Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave ideali i të cilave ishte liria. U jemi mirënjohës arkitektit të pavarësisë Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për ta fituar me mund këtë ditë. Urime Kosovë...

Image

(Kosova Sot Online)