J.Lo zbulon sekretin për një fytyrë të pastër, produktin e keni të gjithë në shtëpi

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:19
J.Lo zbulon sekretin për një fytyrë të pastër, produktin e keni të gjithë në shtëpi

Jennifer Lopez ka zbuluar sekretin për një lëkurë të pastër dhe kjo falë mamasë së saj. Diva publikoi në rrjete sociale një video ku prezantonte produktet e linjës së saj kozmetike, si pastruesin e fytyrën,serumin, kremin dhe zbuloi se në to ka një përbërës sekret: vaji i ullirit.

Lopez tregoi se kur ishte adoleshente e ëma e kishte këshilluar të përdorte vaj ulliri dhe kuptoi që ishte një super produkt, prandaj e ka përfshirë në përbërësit e linjës së saj kozmetike.

“Mami më ka pas thënë që vaji i ullirit është kura për gjithçka”-tha ajo.

Epo ja e mësuam edhe një sekret nga J.Lo e të paktën është një produkt që e kemi të gjithë në shtëpi!

https://www.instagram.com/p/CLZO9cPJP_D/?utm_source=ig_web_copy_link

(Kosova Sot Online)