Majoneza përdorët edhe për trajtime të ndryshme në fushën e bukurisë

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 09:25
Majoneza përdorët edhe për trajtime të ndryshme në fushën e bukurisë

Përveç përdorimit të gjerë në kuzhinë, majoneza së fundmi ka filluar të përdorët edhe për trajtime të ndryshme në fushën e bukurisë. Më poshtë mund t'i shihni disa nga përdorimet e majonezës si produkt i bukurisë

1. RIGJALLËRIMI I FLOKËVE

Përzierja e fituar nga majoneza dhe vaji ju ndihmon në rikthimin e shkëlqimit të flokëve. Përzieni 250 gramë majonezë me një lugë çaj vanilje. Përfundimisht, përzierjen e fituar vendoseni në flokë dhe pasi ta lini për njëzet minuta, pastrojini flokët siç do të bënit në kushte normale.

2. ZBUTJA E LËKURËS PËRRETH THONJVE

Para se të vazhdoni me manikyrin, futni gishtërinjtë në një enë me majonezë për 5-10 minuta. Pasi t'i pastroni gishtërinjtë me ujë të vaktë do të shihni se ata janë hidratuar.

3. FORCIMI I THONJVE TË GISHTËRINJVE

A keni thonj të brishtë? Nëse po, atëherë zgjidhjen nuk keni pse e kërkoni diku tjetër, pasi që majoneza është ilaçi që do t'ju ndihmojë. Thjesht, trajtojini thonjtë me majonezë dhe pasi t'i pastroni do të shihni se sa të fortë janë.

4. QETËSIMI I DJEGIEVE TË LËKURËS

Herën tjetër përdorni krem për mbrojtje nga dielli, mirëpo këtë herë, pjesën e dëmtuar të lëkurës mbështilleni me majonezë dhe do ta fitoni një çlirim të paparë.

5. ZBUTJA E LËKURËS

Nëse keni lëkurë të thatë, majonezën mund ta përdorni si zbutës natyral, ngjashëm siç e përdorni për flokët tuaj. 

(Kosova Sot Online)