Streçet e 2021-it kanë një rregull të ri të diktuar nga Gigi Hadid

  • G.G /
  • 27 shkurt 2021 - 13:43
Streçet e 2021-it kanë një rregull të ri të diktuar nga Gigi Hadid

Gigi Hadid u fotografua duke shëtitur beben e saj dhe gjejeni çfarë, vëmendjen e mori veshja e modeles. Ajo ka zgjedhur një palë streçe të zeza dhe një xhup të shkurtër në po të njëjtën ngjyrë, ndërkohë që për ta thyer ka veshur atlete në ngjyrë jeshile të ndezur.

Streçet veçanërisht bënë xhiron e rrjetit, sepse duken si pantallona dhe na ndryshuan tërësisht mendimin për to. Jo të gjithë mund të guxojnë me steçe pasi kemi të ngulitur idenë që për të bërë figurë të mirë me to duhet trup perfekt, ama ky nuk është rasti. Gigi ka zgjedhur një model që me siguri do pushtojë rrugët gjatë muajve në vijim, pasi ka dy të çara tek kyçet që i bën lehtësisht të krahasueshme me pantallonat normale.

Zgjedhja e modeles kushton 480 euro, por ju mund të zgjidhni opsione të ngjashme që kushtojnë më pak.

(Kosova Sot Online)