Ky serum anti-rrudhë i përgatitur nga vetë ju do t’i rikthejë lëkurës shkëlqimin dhe elasticitetin e humbur

  • G.G /
  • 04 March 2021 - 12:10
Ky serum anti-rrudhë i përgatitur nga vetë ju do t’i rikthejë lëkurës shkëlqimin dhe elasticitetin e humbur

Të gjithave iu duhet një serum të përgatitur në kushte shtëpie. 

Zona rreth syve vishet nga lëkura më e hollë dhe më delikate e trupit, e si pasojë rrudhat e para shfaqen pikërisht në këtë pjesë të lëkurës.

Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, rrezete diellit përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave, por më poshtë do të rendisim jo vetëm përbërësit që zbehin pamjen e rrudhave rreth syve, por dhe një serum të përgatitur në kushte shtëpie.

1.Kastraveci eshtë i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qeteson dhe e pastron në thellësi.

2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja

3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehra juaj do të jetë më e gjallë.

4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.

5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eleminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.

Përbërësit:

50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E

Shtypini kapsulat e vitaminës E dhe shtoni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëjtrajtshme.

Me ndihmën e një kunje pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën rreth syve për 10-15 minuta.

Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme. 

(Kosova Sot Online)