Pse kaq shumë njerëz të famshëm përdorin vaj ulliri në vend të produkteve kozmetike të shtrenjta? Ja përfitimet që sjell ai

  • G.G /
  • 13 mars 2021 - 11:03
Pse kaq shumë njerëz të famshëm përdorin vaj ulliri në vend të produkteve kozmetike të shtrenjta? Ja përfitimet që sjell ai

Sophia Loren, e cila ka një pamje të mrekullueshme në moshën 71 vjeç, betohet se sekreti është vetëm vaji i ullirit. Në fakt, aktorja nuk është e vetmja që përdor këtë truk si armën e saj sekrete të kujdesit për lëkurën.

Emma Stone, Julia Roberts, Miranda Kerr dhe shumë të famshëm të tjerë përdorin këtë përbërës lehtësisht të disponueshëm për një pamje të mrekullueshme në tapetin e kuq, shkruan “Bright Side”.

Por përse kaq shumë super yje, të cilët mund të përballojnë kujdesin më të shtrenjtë për lëkurën, zgjedhin vajin e ullirit?

Qetëson lëkurën e ndjeshme.

Vaji i ullirit ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ju ndihmon për lëkurën delikate që irritohet lehtë. Falë vetive të tij antibakteriale mund të parandalojë aknet ndërsa hidraton dhe ushqen lëkurën tuaj. Emma Stone, e cila ka zbuluar se ka lëkurë të prirur ndaj alergjive, thotë se gjithmonë ka një shishe vaj ulliri me vete.

Hidraton lëkurën e thatë.

Kur lëkura e saj është e thatë, Stone përdor gjithashtu vaj ulliri për ta mbajtur të hidratuar. Aktorja rrëfen se rutina e saj e kujdesit për lëkurën ndryshon vazhdimisht. “Gjëja që më pëlqen më shumë janë vetëm vajrat: vaj ulliri, vaj argani, vaj kokosi,”- thotë ajo.

Meqënëse vaji i ullirit mund të ndihmojë në bllokimin e lagështisë, ai mund të përdoret si një krem hidratues për lëkurë të thatë dhe delikate. Sidoqoftë, duhet të zbatohet në mënyrë të moderuar, pasi shumë vaj mund t’i bllokojë poret dhe shkakton akne.

Shërben si locion trupi.

Vaji i ullirit lehtë mund të zëvendësojë shumë kremra të shtrenjtë për trupin. Kylie Jenner gjithashtu rrëfen se është adhuruese e vajit të ullirit dhe pëlqen ta përdorë atë për të lagur lëkurën pas dushit.

Forcon thonjtë.

Për shkak se vaji i ullirit përmban vitaminë E, ai mund t’i ndihmojë thonjtë të rriten më shpejt duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Në fakt, Julia Roberts e përdor këtë metodë për të riparuar thonjtë e saj. Ajo përzien disa pika vaj me ujë të ngrohtë, e vendos përzierjen në thonjtë e saj dhe e lë aty për rreth gjysmë ore.

I jep shkëlqim flokëve.

Shumë njerëz të famshëm gjithashtu duan të përdorin vaj ulliri për të mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të butë. Për shembull, Miranda Kerr ka rrëfyer se fle me vaj ulliri organik në flokët e saj një herë në javë. “Ai ushqen lëkurën e kokës dhe i bën flokët shumë të shkëlqyeshëm”,- thotë modelja e “Victoria’s Secret”.

Cipriana Quann, një blogere e njohur për flokët e saj të mrekullueshëm natyral, thotë se vendos vaj ulliri në flokët e saj natën dhe i mbështjell me një shall mëndafshi. Meqenëse vaji i ullirit depërton në rrënjën e flokëve, ai e mban atë të hidratuar nga brenda, duke i bërë flokët tuaj të butë dhe voluminozë.

Mund të shërojë thembra të çara.

Kur lëkura në këmbë bëhet e trashë dhe tepër e thatë, kjo mund të rezultojë në thembra të çara që mund të jenë jo vetëm të shëmtuara, por edhe të dhimbshme. Përdorimi i vajit të ullirit për të zbutur këmbët mund t’ju ëndihmojë të mbani larg thembrat e plasaritura.

Julia Roberts përdor vaj ulliri jo vetëm për thonjtë e saj, por edhe për këmbët. Aktorja pëlqen t’i fërkojë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, të veshë një palë çorape dhe t’i lërë ashtu gjatë gjithë natës.

Skrab për trupin me vaj ulliri

Vaji i ullirit mund të shërbejë si skrab, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke e bërë atë të butë dhe të hidratuar. Për këtë duhet të përzieni 3 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër me 2 lugë mjaltë dhe të shtoni ½ filxhan sheqer.

Nëse preferoni një pastrim më delikat, përdorni më pak sheqer. Fërkimi i kësaj përzierje në lëkurën tuaj për afërsisht 60 sekonda do ta bëjë atë të butë, duke i dh dhënë edhe shkëlqim.

(Kosova Sot Online)