Një javë shpërthyese e plot supriza, Paolo Fox ka lajme të mira për këto shenja në datat 15-21 mars

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 16:10
Një javë shpërthyese e plot supriza, Paolo Fox ka lajme të mira për këto shenja në datat 15-21 mars

Dashi: Tashmë që kemi arritur në mes të marsit, ditët e vështira janë vetëm një kujtim i largët. Në vijim ju presin surpriza të bukura. Diku rreth datave 17 dhe 19 mars mund të merrni një lajm të mirë që e prisnit prej kohësh ose mund të ngriheni në detyrë. Edhe në sferën e ndjenjave situata parashikohet pozitive. Kujdes çiftet e reja, sepse disa re të zeza mund të shfaqen në qiellin e tyre të dashurisë, sidomos ditën e shtunë më datë 20 mars.

Demi: Fillimi i javës do të jetë i vështirë. Në datat 16 dhe 17 mars do të keni të bëni me një person të shenjës së Dashit, të cilit duhet t’i kushtoni shumë vëmendje. Edhe pse do të hasni disa vështirësi, nuk mund ta quajmë këtë një javë krejt negative. Kujtohuni për një takim që keni lënë më herët, pasi tani do të ishte momenti më i përshtatshëm për t’u marrë me këtë person.

Binjakët: Në fillim të javës ju presin ditë të turbullta, sidomos të hënën më datë 15 mars. Do të përballeni shpesh me të papritura, që hera-herës do t’ju bëjnë nervozë. Por megjithatë shumë shpejt gjërat do të përmirësohen. Diku rreth datave 18 dhe 19 mars Hëna do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave. Ata që sapo kanë ndërprerë që marrëdhënie të rëndësishme, mund të shohin një dritë shprese.

Gaforrja: Kjo do të jetë një javë plot me ulje-ngritje. Ditët më të përshtatshme për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të mbetura pezull do të jenë e enjtja e datës 18 dhe e shtuna më 20 mars. Gjatë këtyre ditëve Jupiteri do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju japë energjinë e nevojshme për të përballuar debate të ndezura. Për çiftet e konsoliduara dashuria do të shkojë shumë mirë, kurse të sapolidhurit do të përballen me sfida të ndryshme.

Luani: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Luanit. Gjithçka do të jetë fantastike. Më datë 16 mars, ditën e martë, Venusin do ta keni aleat, duke ju favorizuar në aspektin profesional. Por bëni kujdes dhe qëndroni me këmbët në tokë, sepse të shtunën, më datë 20 mars, një çështje e shkuar keq mund t’ju çojë dëm të gjithë punën e këtyre ditëve.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e vështirë në aspektin financiar, sidomos në datat 15 dhe 16 mars. Mund t’ju vijë një faturë apo një njoftim nga zyra e taksave që do t’ju prishë humorin. Mundohuni t’i merrni gjërat me qetësi, që të mund të jetoni në paqe ditët në vazhdim. Atëherë kur të mos e prisni, fati do të kthehet në anën tuaj dhe do të mund ta shlyeni borxhin. Në dashuri do t’ju ecë mbarë, sidomos në datat 20 dhe 21 mars.

Peshorja: Kjo do të jetë një javë vendimtare në aspektin e ndjenjave. Venusi do të kthehet nga shenja juaj ditën e shtunë më datë 20 mars. Këtë fundjavë dhe në fillim të javës tjetër, do të konkretizohet diçka me rëndësi për ju. Ka ardhur momenti që të merrni një vendim në çështjet e zemrës. Duhet të zgjidhni mes pasionit momental apo dashurisë më të qetë, por sigurt. Kini parasysh se çfarëdo vendimi të merrni nuk ka kthim pas.

Akrepi: Ditën e mërkurë, më datë 18 mars, Jupiteri do të kthehet më në fund nga shenja juaj. Që nga ajo ditë e deri në fund të javës do të arrini t’u jepni zgjidhje të gjitha çështjeve që keni lënë pezull. Është e këshillueshme që të angazhoheni më shumë në punë, sidomos këtë javë që duket sikur të gjithë i kanë sytë nga ju. Për beqarët, datat 20 dhe 21 mars janë me fat.

Shigjetari: Mos u kurseni në shpenzime, kur bëhet fjalë për partnerin. Së fundmi ju ka vënë në dukje se keni qenë mungues, por ju e dini mirë se kjo nuk është e vërtetë. Kjo mund të jetë tentativa e radhës për t’ju bërë të ndiheni në faj. Në mënyrë që të shmangni keqkuptimet, kaloni një mbrëmje vetëm për vetëm me të. Shkoni bashkë diku apo porositni ushqim të gatshëm. Edhe një dhuratë do të ishte ide e mirë për t’i shfaqur dashurinë. Dita më ideale për këtë mund të jetë 19 ose 20 marsi.

Bricjapi: Mos u kënaqni asnjëherë me pak. Sidomos gjatë kësaj jave do të bindeni për vërtetësinë e kësaj thënieje. Së fundmi keni bërë zgjedhje, që me sa duket nuk kanë qenë të duhurat. Diku mes datave 17 dhe 20 mars do të ndodhë diçka e shkëlqyer që mund ta ndryshojë kryekëput jetën tuaj sentimentale. Më datë 15 mars Hëna do të kthehet nga shenja juaj, por do të qëndrojë aty vetëm për disa ditë. Kush është beqar, tani ka rastin të hidhet në veprim.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e vështirë. Ju jeni njerëz të fortë dhe përshtateni lehtësisht me situatat, por këtë herë është e tepërt edhe për ju. Do t’ju kërkohet në punë që të bëni një sakrificë të madhe, por që për fat të keq nuk ka për t’ia vlejtur. Ju bëni shumë për të tjerët dhe me raste ata përfitojnë nga ju. Jini vigjilentë më datë 19 dhe 21 mars, kur një telefonatë do t’ju ndryshojë gjendjen shpirtërore.

Peshqit: Kjo do të jetë për ju java më e vështirë në këtë fillim viti. Ruani forcat, që t’i përballoni këto ditë sa më lehtë. Një sërë të papriturash pritet që të ndodhin. Nëse do të arrini të ruani qetësinë, do të dilni fitimtarë. Në aspektin sentimental pritet që të keni disa fërkime me partnerin. Në punë të gjithë do t’i kenë sytë të kthyera nga ju. Ndonjëherë gabimi do të jetë i pashmangshëm.

Kosova Sot Online)