Puna, dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 14:29
Puna, dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

DASHI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë ka shumë mundësi të jeni të shqetësuar për cështje që lidhen me disa keqkuptime midis jush dhe personave tuaj të dashur, të cilat duket se vijnë nga e kaluara. Katrori i Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Marsin që ndodhet tek Binjakët në 24/03 mund të krijojë tension për shkak të hamendësimeve. Hëna e plotë që do realizohet në 28/03 në boshtin tuaj (Dashi- Peshorja) do sjellë biseda dhe shqetësime për lidhjet personale por edhe bashkpunime.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të ndjeni se është e vështirë të mirkuptoheni ose me partnerin tuaj ose- nëse jeni beqarë- me dikë që ju intereson dhe e vërteta është se katrori midis Merkurit dhe Marsit, do e theksojë akoma këtë ndjenjë. Mos u zemëroni dhe mos u nevrikosni pasi ato që do mundeshi ti hedhin “dru zjarrit” akoma dhe me debatin më të vogël. Hëna e plotë që do realizohet në 28/03 mund të sjellë në mëndjen tuaj të gjitha ankesat që keni nga partneri juaj, dicka që mund të tensionojë dhe qëndrimin tuaj por edhe klimën tek lidhja juaj.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë duket se interesi juaj do kthehet më shumë në cështje që lidhen me një bashkpunim sesa në cështjet praktike që lidhen me punën. Komunikimi me kolegët tuaj dhe personat me të cilët punoni, do luajë rol të vecantë në zhvillimin e cështjeve tuaja profesionlae ndaj do duhet ti jepni dhe rëndësinë përkatëse. Në fillim të javës me katrorin midis Merkurit dhe Marsit mund të ekzistojnë disa kundërshtime, të cilat do mund të menaxhohen.

DEMI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë, do nevojitet ti kushtoni vëmëndje të vecantë shpenzimeve tuaja pasi katrori i Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Marsin që ndodhet në shenjën e Binjakëve në 24/03 mund ti përforcojë! Për ktë arsyje përpiquni të tregoni vet-përmbajtje, vecanërisht përballë blerjeve të cilat i dini që në fillim se nuk ju janë dhe aq të nevojshme! Hëna e plotë që do realizohet në boshtin Dashi- Peshorja në 28/03 sjell përsëri në sipërfaqje dëshira dhe ëndrra të cilat kishit kapërcyes, duke i dhënë një mundësi të dytë disave prej tyre.

Dashuria

Këto ditë do keni tendencën të grumbulloni cështje të kaluarës, dicka të cilën do duhet të kufizoni për të mos u krijuar cështje midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë, përpiquni të mos paragjykoni zhvillimin e një njohjeje me një person që ju intereson në bazë të eksperiencave të kaluara, pasi kjo duket se do fajsojë padrejtsisht dhe atë që keni përballë jush, por edhe zhvillimin që do mund të kishte kjo njohje.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet do japing një të tashme të fuqishme për një javë tjetër, por ju duket se do jeni shumë të preokopuar me mendimet që bëni për cështje të ndryshme, me rezultat të mos i jepni rëndësinë e duhur cështjeve profesionale. Katrori i Merkurit me Marsin në fillim të javës mund të krijojë debate për ndërtimin ekonomik të një marrveshjeje profesionale, ndaj do duhet ti kushtoni vëmëndje të vecantë marrëveshjeve ekonomike.

BINJAKËT JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këto ditë duket se do ekzistojnë mjaft cështje të cilat do lidhen kryesisht me cështje profesionale, pasi dhe kjo fushë duket se do ndodhet në sipërfaqje. Katrori i Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve dhe Marsit që ndodhet në shenjën tuaj në 24/03, do shtojë nervozizmin tuaj vecanërisht përballë personave që ndjeni se nuk mund të kuptojnë ato që u thoni. Hëna e Plotë që do realizohet në 28/03 në boshtin e Dashit –Peshores tregon se do duhet të menaxhoni ose lidhjet personale ose sentimentale ose shoqërore, pasi nuk do jetë e lehtë të përparojnë nëse ekzistojnë ankesa nga të dyja anët.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të mos keni dëshirën por as dhe mënyrën të menaxhoni një debat që mund të shfaqet midis jush dhe partnerit tuaj, dicka që mund t’ju bëjë impulsive përballë tij. Gjysma e parë e javës “ofrohet” për debate të forta ndaj përpiquni të “mos i hidhni dru zjarrit” me një lëvizje apo me një fjalë tuajën. Nëse jeni beqarë nevojitet të mbyllni disa cështje sentimentale të kaluarës, duke menaxhuar cështje që qëndrojnë të lëna pezull.

Puna dhe Ekonomia

Kjo javë duket se është e kushtuar cështjeve profesionale dhe të punës, por do duhet të jeni të kujdesshëm me menaxhimin e tyre. Katrori Merkurit/Marsit në fillimet e javës nuk përforcon vet-përmbajtjen dhe durimin ndërkohë që thekson nervozizmin dhe impulsivitetin. Përpiquni të mos lini nevrat “e momentit” të prishin imazhin tuaj profesional.

GAFORRJA JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Java fillon nga ana astrologjike me katrorin midis Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve dhe Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve në 24/03, i cili ka mundësi të theksojë dyshimin tuaj për disa cështje. Fusha ekonomike do ndodhet në sipërfaqje por përpiquni të mos lini mendime të cilat nuk mbështeten në të dhëna ekzistente t’ju prishin humorin. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03 mund t’ju sjellë në sipërfaqje disa cështje profesionale, të cilat veprojnë –apo funksiononin deri tani- ndryshuese për humorin tuaj.

Dashuria

Një bisedë do ndihmojë rëndësishëm në menaxhimin e një cështjeje që mund të ekzistojë midis jush dhe partnerit tauj ndaj mos nenvlersoni fuqinë e komunikimit. Nëse jeni beqarë, gjysma e parë e javës duket se do ketë shumë mendime në lidhje me zhvillimin e një historie sentimentale. Katrori Merkurit/Marsi do përforcojë dyshimet, por mos lini skenaret që bëni me mëndjen tuaj të ndikojnë dhe në humorin tuaj përballë personit që ju intereson.

Puna dhe Ekonomia

Hëna e Plotë që do realizohet në fund të javës tek boshti Dashi-Peshorja duket se do ndikojë klimën që ekziston në ambjentin tuaj profesional dhe nuk përjashtohet të sjellë në sipërfaqje disa cështje të cilat përbëjnë “plagë të hapur”. Tani do ekzistojë mundësia të menaxhoni dhe të zgjidhni c’do lloj keqkuptimi apo hamendësimi mjafton të mos flisni në mënyrë egoiste. Menaxhimi cështjeve të cilat qëndrojnë pezull nga e kaluara, do luajë rol përcaktues dhe në klimën që do ekzistojë në punë në vija të përgjithshme.

LUANI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë ka mundësi të dalin në sipërfaqje të cilët lidhen me persona që ndodhen ose në rrethin tuaj të ngushtë apo atë të gjërë. Katrori midis Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve dhe tek Marsi ku ndodhet në shenjën e Binjakëve në 24/03, do ndikojë klimën midis jush dhe të tjerve dhe ka mundësi të krijojë nervozizma. Sa kalojnë ditës e javës, nervozizmi do eleminohet dhe do jetë më e lehtë të ekzistojë mirkuptim! Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03 tregon se në fundjavë do ekzistojë terren i përshtatshëm për të rikrijuar lidhjet me personat tuaj të dashur!

Dashuria

Komunikimi që do keni me partnerin ttuaj do përcaktojë dhe zhvillimin e disa cështjeve, por nëse ekzistojnë tema të rëndësishme për drejtim, preferoni gjysmën e dytë të javës që është më e favorshme nga ana komunikuese. Nëse jeni beqarë, një bisedë që do keni me një person të rrethit tuaj të ngushtë, do ndikojë mjaftueshëm sesi e shihni një cështje sentimentale. Përpiquni të mos shtyheni nga mendimi të tjerve për cështjet tuaja personale, pasi zgjedhjet do “favorizojnë” ju.

Puna dhe Ekonomia

Katrori Merkurit me Marsin që do realizohet në fillimet e javës ka mundësi të krijojë një klimë të cuditshme në ambjentin tuaj profesional, i cili duket se do ketë tensione. Nëse dëshironi të shmangni skenaret e mëtepërta përpiquni të shmangni dhe personat që u pëlqen të krijojnë tensione, pasi dhe ata do jenë mjaft prezente këto ditë!

VIRGJËRESHA JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë do shihni veten tuaj duke menduar vecanërisht shumë një lidhje profesionale, një bashkpunim, dhe me shumë mundësi dhe një cështje sentimentale. Katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Marsin që ndodhet tek Binjakët në 24/03 mund të krijojë tension mbi biseda, vecanërisht nëse ato lidhen me cështjet e punës. Sa kalojnë ditës, tensioni do qetësohet dhe Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03 mund të hedhë dritë në keqkuptime por edhe cështje ekonomike për ti sistemuar.

Dashuria

Një bisedë që do keni me partnerin tuaj në lidhje me një temë të kaluarës mund të krijojë tension nga të dyja anët, por të njëjtin moment që duket se do krijojë dhe pasion të fortë! Hëna e plotë që do realizohet këtë javë mund të sjellë disa vështirësi në cështjet e komunikimit, por do jetë shumë ndihmuese për të ringrohur një lidhje që ju intereson. Nëse jeni beqarë mos i lini cështjet sentimentale të kaluarës të hijezojnë një njohje të tashmes.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet që lidhen me fushën tuaj profesionale dhe bisedat që do keni bashkë me kolegët tuaj do luajnë rol përcaktues në qëndrimin tuaj por edhe në klimën e kësaj jave. Katrori i Merkurit/Marsit tregon se gjatë gjysmës së parë të javës, komunikimi nuk do jetë cështje e lehtë, pasi mund të kontaktoni me persona dhe bisedat që do keni me ta do t’ju nervozojnë. Sa kalojnë ditës do jetë më e lehtë të menaxhoni sfidat komunikuese dhe është në dorën tuaj të most i lini t’ju ndikojnë.

PESHORJA JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë përpiquni të jepni prioritet cështjeve të përditshmërisë- sado që ato të duken të mërzitshme apo lodhshme- për të “shpëtuar” me to dhe të mos ju shqetësojnë për shumë ditë akoma! Katrori midis Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Marsin që ndodhet në shenjën e Binjakëve në 24/03 mund të ndryshojë pak programin tuaj dhe fleksibiliteti është i nevojshëm! Hëna e plotë që do realizohet në boshtin tuaj (Dashi- Peshorja) në 28/03 tregon se do nevojitet të përpiqeni për të ruajtur një balancë ose në lidhjet tuaja personale ose në ato profesionale.

Dashuria

Një bisedë që do keni me partnerin tuaj mund të “zgjojë” disa ankesa të kaluarës dhe ka mundësi të krijojë distancim midis jush. Përpiquni të mos lini cështjet të cilat nuk lidhen me të tashmen të ndikojnë klimën midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse besoni se ekzistojnë disa cështjet pezull, përpiquni ti menaxhoni pasi ditët- pas të enjtes 25/03 – janë favorizuese për ktë. Nëse jeni beqarë, gjysmën e dytë të javës do ketë mundësi për tu sqaruar disa cështje midis jush dhe atij që ju intereson.

Puna dhe Ekonomia

Klima që do ekzistojë me kolegët tuaj do luajë rol përcaktues dhe në cështjet tuaja profesionale. Katrori Merkur/mars tregon se fundjava mund të fillojë fuqishëm dhe të sjellë disa debate në sipërfaqje, por sa kalojnë ditët këto debate do jetë më e lehtë të menaxhohen. Përpiquni të mos lini cështje të lëna pezull dhe “vënde gri”  midis jush dhe personave me të cilët punoni, pasi ato do mundeshin të krijojnë keqkuptime dhe ankesa në të ardhmen.

AKREPI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë mirë do ishte ti jepni prioritet cështjeve që vijnë nga e kaluara kryesisht nëse lidhen me një cështje ekonomike apo sentimentale. Katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Marsin që ndodhet tek Binjakët në 24/03 mund të krijojë mungesë humori, i cili do ndikojë dhe në mënyrën sesi i shihni cështjet që ju shqetësojnë, por dhe klima midis jush dhe të tjerve. Sa më parë të menaxhoni cështje të lëna pezull të kaluarën, aq më lehtë do jetë të shmangni nervozizmin. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit- Peshores në 28/03 ka mundësi të sjellë në sipërfaqje cështje të përditshmërisë, të cilat kanë nevojë për vëmëndje!

Dashuria

Katrori Merkurit me Marsin që do realizohet në fillimet e javës, do ndikojë në mënyrën sesi menaxhoni cështjet që ju shqetësojnë dhe brenda tyre përfshihen dhe cështjet që lidhen me fushën sentimentale. Përpiquni të ruani tone të butë në një bisedë që do keni me partnerin tuaj, pasi kjo është celësi për të mos u krijuar debate midis jush. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi të filloni të mendoni përsëri një person të kaluarës, por para se të bëni c’do lloj lëvizjeje, pyesni veten nëse keni akoma ndjenja për të, apo nëse thjesht nuk ekziston dicka tjetër që ju ka tërhequr vëmëndjen.

Puna dhe Ekonomia

Disa cështje të kaluarës do shfaqen këtë javë- ashtu si duket do lidhen dhe me cështjet e të kaluarës- që do t’ju shqetësojnë shumë. Katrori Merkurit me Marsin nuk është ndihmues ndaj drejtimit të tilla cështjeve , pasi mund t’ju drejtojë në humbjen e qetësisë tuaj. Gjatë gjysmës së dytë të javës, do jetë më e lehtë të menaxhoni- të paktën nga ana komunikuese- cështje që lidhen me punën.

SHIGJETARI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Java fillon vecanërisht fuqishëm pasi katrori që do realizohet në 24/03 midis Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve dhe Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve krijon konkurim. Disa persona ose në ambjentin tuaj profesional ose në atë personale, duket se do jenë konkurues përballë jush, dicka që nuk do lini të kalojë e papërgjigjur. Përpiquni të shmangni përplasjet dhe të mos veproni në gjaknxehtësi. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03 sjell një lidhje sentimentale apo shoqërore në sipërfaqje dhe bashke me të sjell dhe pika “që calojnë”, të cilat kanë nevojë për drejtim për të mos patur ankesa.

Dashuria

Kontakti dhe komunikimi që do keni me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni disa cështje që mund të ekzistojnë midis jush për të mos i lënë të trashen. Nga fundi javës do ndjeni nevojën të sqaroni pozicionin tuaj përballë cështjeve të caktuara që lidhen me ju dhe partnerin tuaj, por mënyrë që do e bëni do luajë rol të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të ekzistojë një mundësi e dytë në një lidhje të ambjentit tuaj të afërt.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë mund të ndjeni se ekzistojnë persona në punë të cilët përpiqen t’ju krijojnë nervozizëm apo lëvizin në komplet vijë të ndryshme nga ju dhe ndoshta ndjeni se e bëjnë kastile. Akoma dhe nëse dicka e tillë është një skenar që përputhet me realitetin, mos harxhoni kohë në të, pasi nëse përqendroheni me cështjet profesionale, është e sigurt se do dilni të fituar.

BRICJAPI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Këtë javë ndoshta krijohet një cështje me një person të rrethit tuaj të afërt dhe një punë që keni marrë përsipër së bashku. Katrori midis Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve që ndodhet në shenjën e Binjakëve në 24/03 mund të shtojë debatet, tensionet apo hamendësimet midis jush dhe personave tuaj të dashur. Sa kalojnë ditët, kjo gjëndje do qetësohet me lartësim në Hënën e Plotë që do realizohet në boshtin Dashi- Peshorja në 28/03, e cila do sjellë në sipërfaqje cështje profesionale dhe do t’ju kërkojë të “toleroni”.

Dashuria

Cështjet që lidhen me jetën tuaj personale mund të mos bëjnë pjesë në prioritetet tuaja për këtë javë pasi ekzistojnë disa cështje në fusha të tjera, të cilat do mbajnë interesin tuaj të palëkundur dhe ndoshta shkaktojnë nervozizëm. Përpiquni të mos e transferoni këtë nervozizëm në lidhjen me partnerin tuaj apo - nëse bëni pjesë tek beqarët e shenjës tuaj- në biseda që do bëni me dikë që ju intereson. Nga fundi javës, shpirtrat do qetësohen dhe do jetë më e lehtë të gjeni kohë por edhe dëshirë për jetën tuaj personale.

Puna dhe Ekonomia

Një cështje personale duket se do jetë vecanërisht kërkuese këtë javë dhe nuk përjashtohet t’ju vërë në procedura të rrisni shpejtësinë për të mundur ti menaxhoni. Nëse në cështjet tuaja profesionale përfshihen dhe persona të tjerë, do duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi komunikimi dhe kontakti me ta këto ditë ndoshta fsheh tensione. Kjo do jetë më e theksuar gjatë ditëve të para të javës, por në të ardhshmet do jetë më e thjeshtë të gjeni një kod komunikimi të përbashkët me ta.

UJORI JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Cështjet që lidhen me arsimimin, disa seminare që dëshironi të bëni pasi dhe disa informacione të cilat lidhen me personat e rrethit tuaj të afërt, do t’ju shqetësojnë shumë këtë javë. Katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Peshqëve me Marsin që ndodhet tek Binjakët tek 24/03 mund të sjellë tension gjatë bisedimeve, ndaj do duhet ta menaxhoni fjalën me shumë kujdes! Në 28/03 Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit –Peshores ka mundësi t’ju drejtojë të shihni me “sy të ndryshëm” disa nga planet tuaja dhe ndoshta ju vërë në procedurë ndryshimesh dhe rishikimesh.

Dashuria

Katrori Merkurit me Marsin mund të ndikojë negativisht në menaxhimin e një cështjeje që ekziston midis jush dhe partnerit tuaj, ndaj nëse dëshironi të rrisni mundësitë për ti menaxhuar pa u nevrikosur, preferoni gjysmën e dytë të javës. Nëse jeni beqarë ka mundësi të “kërkoni” një person që lidhet me rrethin tuaj të ngushtë dhe ka ekzistuar një histori midis jush në të kaluarën!

Puna dhe Ekonomia

Një cështje ekonomike apo një skelet ekonomik të një teme profesionale ka nevojë për vëmëndje këtë javë pasi katrori Merkurti me Marsin mund të ndryshojë të dhënat që ekzistojnë në të. Këto ditë do duhet ti jepni prioritet cështjeve që lidhen me portofolin tuaj, pasi dhe janë ato që ndikohen nga ngjarjet astrologjike.

PESHQIT JAVOR

22/03/2021 TO 28/03/2021

Java fillon nga ana astrologjike me katrorin e Merkurit që ndodhet në shenjën tuaj dhe Marsin që ndodhet në shenjën e Binjakëve në 24/03. Ky kënd duket se do krijojë një lehtësi për tu ngritur zëra, akoma dhe me personat tuaj të dashur. Sa kalojnë ditës e javës, tensioni juaj do lëkundet dhe do jetë më e lehtë të ekzistojë një klimë e mirë midis jush dhe të tjerve. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03, do t’ju vërë të rishihni një plan ekonomik, për të shmangur mundësinë për të shkuar dicka shtrembët.

Dashuria

Këto ditë ka mundësi të ndjeni se komunikimi me partnerin tuaj nuk do jetë cështje shumë e lehtë pasi do t’ju shqetësojnë shumë cështje të cilat do t’ju ngatërrojnë dhe ju dhe atë. Sinqeriteti dhe “fjalët e forta” do t’ju ndihmojnë shumë në klimën midis jush dhe do eleminojnë mundësitë për hamendësime dhe keqkuptime. Nëse jeni beqarë, nga fundi javës ka shumë mundësi të keni komunikim me një person me të cilin jeni larguar për shkak të një keqkuptimi.

Puna dhe Ekonomia

Puna dhe c’do gjë që lidhet me fushën profesionale mund të mos bëjë pjesë në prioritetet tuaja këtë javë, por ka shumë mundësi të ndjeni se klima në të është e cuditshme. Nëse ekzistojnë disa hamendësime të cilat do mundeshin të krijojnë një klimë negative, mos hezitoni të veproni për ti menaxhuar. Kjo do jetë më e lehtë gjatë gjysmës së dytë të javës, pasi ditës e  para katrori i Merkurit me Marsin, ka mundësi të ruajë tensionin.

(Kosova Sot Online)