5 sekrete për t’u dukur të relaksuar nga mëngjesi deri në mbrëmje

  • G.G /
  • 24 mars 2021 - 12:39
5 sekrete për t’u dukur të relaksuar nga mëngjesi deri në mbrëmje

Rrathët e zinj poshtë syve janë një nga shenjat që vini re kur ndiheni të lodhur. Stresi dhe ankthi janë disa nga arsyet që mund t’ju bëjnë të ndiheni të dëshpëruar dhe lodhja fizike reflektohet gjithmonë në fytyrë.

Kur trupi juaj është i lodhur ose nuk keni fjetur mirë krijohet automatikisht një çekuilibër në kortizol, hormonin e stresit, i cili komplikon problemet ekzistuese të lëkurës. Duke marrë parasysh dhe “sulmet” e mjedisit në lëkurën tonë, neglizhencën për t’u kujdesur për fytyrën, atëherë gjërat përkeqësohen.

Para se të shkoni në shtrat, ndiqni me besnikëri rutinën tuaj të bukurisë

Sigurohuni që produktet që përdorni të kenë një efekt të thellë hidratues dhe anti-plakje. Mos harroni se natën lëkura ka aftësinë të thithë virtualisht, madje edhe në shtresat e saj më të thella, të gjithë përbërësit që kemi aplikuar në të.

Lajeni fytyrën shumë mirë

Ndotësit që grumbullohet në lëkurën tuaj mund të shkaktojë irritime. Kështu që, mos harroni ta pastroni fytyrën në mbrëmje.

Mos harroni kremin tuaj të syve

Nëse ka një pikë ku lodhja reflektohet plotësisht, ato janë sytë. Kështu që investoni në një krem me vitaminë C ose retinol dhe mos e harroni kurrë.

Dy herë në javë bëni shtresim të fytyrës

Nëse vëreni se lëkura duket e lodhur, urgjentisht keni nevojë për një pastrim për të eliminuar qelizat e vdekura.

Merrni frymë thellë

Frymëmarrjet e thella, pak para se të shtriheni në shtrat, do t’ju ndihmojnë që lëkura juaj të pushojë shumë. 

(Kosova Sot Online)